Sawsan Chebli, 40 vjeç me origjinë palestineze, politikane e Partisë Socialdemokrate është vënë në qendër të kritikave nga kundërshtarët në politikë pasi ka pozuar me një orë Rolex. Ora kushton 7 300 euro. Sipas kritikëve, Chebli tregon kështu një imazh jo të denjë për profilin e një politikani të ri që ka vetëm dy vite në Bundestag. Qëllimi në politikën gjermane, thonë ata, nuk është të tregosh sesa i pasur je duke pozuar me sende luksi kaq të shtrenjta.
Chebli nga ana e saj ka reaguar duke thënë se: Kur jam rritur me 12 motra e vëllezër në një dhomë e kuzhinë e kam fjetur në dysheme nuk jam ankuar kurrë për të shkuarën time dhe shtetit e politikës nuk i ka interesuar kurrë kjo gjë. Ndaj ju urryes mos më tregoni mua cfarë është varfëria. Meqenëse ora ime qenka bërë problem shtetëror jam gati ta fal atë dhe gjithçka kam' u shpreh ajo me ironi në Twitter.
Kurse socialdemokratët pa theksuar orën e koleges kanë kritikuar politikanët e CDU që nuk të falin për makinat e shtrenjta Porche që parkojnë para Bundestagut. Por Rolex i politikanes tashmë është bërë hit në rrjetet sociale.
Femrat përgjithësisht janë hedhur në sulm të meshkujve duke i akuzuar se shpenzojnë para për kostume të shtrenjta, pushime luksoze, para në kazino dhe sot përflasin paturpësisht orën në dorën e një gruaje. Chebli ka lindur në vitin 1978 në Berlinin Perëndimor. Ajo vjen nga një familje palestineze që kërkoi azil në Gjermani në vitin 1970.

/Shqiptarja.com
Komente

