Një rrugë në Tiranë merr emrin e Prof. Artan Boriçit, Veliaj: Një tjetër segment i bashkohet kolonës së emrave të nderuar të qytetit

Një rrugë në Tiranë merr emrin e Prof. Artan Boriçit, Veliaj: Një tjetër segment i bashkohet kolonës së emrave të nderuar të qytetit

Një tjetër rrugë në Tiranë i bashkohet kolanës së emrave të nderuar të qytetit. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar emërtimin e një prej rrugëve në kryeqytet me emrin e Prof. Artan Boriçit. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u ka dorëzuar familjarëve në mënyrë simbolike dhe një tabelë me emërtimin e rrugës.

“Rruga “Artan Boriçi” një tjetër segment në Tiranë i bashkohet kolonës së emrave të nderuar të qytetit!  Nderime për figurën e profesor Artanit! - Fizikant, profesor i Universitetit të Tiranës, akademik i asociuar dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”, shkruan Veliaj.

Prof. Artan Boriçi punoi gati 25 vjet si pedagog në Departamentin e Fizikës të këtij fakulteti. Në vitin 1996 ai mori gradën Doktor i shkencave matematike në ETH, Zurich, Zvicër, prej 2010 mbante titullin “Profesor Doktor” dhe në vitin 2020 u bë anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Prof. Boriçi është i njohur në botën shkencore me teorinë rrjetore të fushës për “fermionet Boriçi-Creutz”. Gjithashtu, Prof. Artan Boriçi bashkëpunoi ngushtë me institucionet shkencore si Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe me institucione të tjera prestigjioze si Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë (për propozimin e çmimeve Nobel në fizikë), Qendra e Kërkimeve Bërthamore Evropiane CERN, Qendra e llogaritjeve intensive në Jylih të Gjermanisë etj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut