Një shans i dytë për maturantët, MAS bën njoftimin e rëndësishëm për formularin A1

Një shans i dytë për maturantët, MAS bën njoftimin e rëndësishëm për formularin A1

Të gjithë maturantët të cilët, për motive të ndryshme, nuk kanë aplikuar me formularin A1/ A1Z në portalin Matura Shtetërore 2019, do të kenë një shans të dytë.

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë njofton se maturantët se janë vënë ne dispozicion të maturantëve 5 ditë për plotësimin e formularit, procedurë e cila bëhet online në portalin "Matura Shtetërore dhe Portali e-albania.

Konkretisht, aplikimi do të rihapet në datën 27 maj dhe do të vijojë deri më 31 maj 2019, nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

"Njoftohen të gjithë maturantët/ kandidatët që nuk kanë aplikuar me formularin A1/ A1Z në portalin Matura Shtetërore 2019, se ky portal dhe portali e-albania do të hapen për aplikime nga data 27 maj deri në 31 maj 2019, nga ora 09:00 deri në orën 16:00.

Plotësimi online i formularit bëhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesën të lartë, ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është e mbyllur.”

Ndryshe nga vitet e kaluara, aplikimet për formularin A1 dhe A1Z, këtë vit nisën në fillim të muajit janar. Në rregulloren e bërë publike më herët nga Ministria e Shëndetësisë janë përcaktuar edhe rregullat bazë, që duhet të ndiqen nga maturantët.

Në muajin qershor do të nisë edhe sezoni i provimeve. Ndryshe nga vjet, ata do të kenë vetëm një provim me zgjedhje. Ndërkohë që për të mos lënë asnjë derë të hapur për ankesa, Ministria e Arsimit që në muajin tetor nxitoi të publikonte programet orientuese, duke iu dhënë mjaftueshëm kohë maturantëve që të përgatiten mbi atë çka i pret në muajin qershor", thuhet në njoftim. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre