Një "shashkë" shkatërron bandën
e trafikut të drogës në Shkodë

Vendosja e një sasie lënde plasëse në banesën e H.L nga fshati Pentar, Njësia Administrative Dajç, në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur sot më datë rreth orës 02:30 të mëngjesit, ku nuk janë evidentuar dëmtime në njerez por vetëm dëme materiale, çoi në zbarthimin e një rrjeti trafiku droge, ku u sekuestruan 334.2 kg kabanis si dhe u kapën dy armë gjahu. 

Menjëherë pas shpërthimit në banesë, Policia nisi operacionin për kapjen e autorëve. Gjatë këtij operacioni u kapën katër persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Të arrestuarit janë Vinçens Doçi, 30 vjeç, banues në Pentar – Shkodër, Rajmond Kalavaçi, 30 vjeç, banues në Pentar- Shkodër, Anton Gjuraj, 29 vjeç, banues në Pentar – Shkodër, David Doçi, 32 vjeç, banues në Pentar – Shkodër, ndërsa E.D, 28 vjeç, banues në Pentar – Shkodër, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikeve” dhe "Shkatërrim të pronës me eksploziv", është shpallur në kërkim. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale të; "Prodhimit dhe shitjes të narkotikeve”,“Trafikim të narkotikeve”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në vijim të veprimeve procedurale e hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme, nga strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është ushtruar kontroll në 7 ambiente banesash të të dyshuarve. Ku si rezultat i kontrrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës si, 334.2 kg, lëndë narkotike të llojit cannabis sattiva e vendosur në 17 fuçi plastike e gatshme për tregtim, 2 armë gjahu, nga këto 1 (një) pa leje, 1 automjet autoveture e tipit BME, me targë DJ 707 VE, 2 aparate celulare.

Po në vijim të hetimeve të lartpërmendura nga strukturat policore së DVP-Shkodër, është ushtruar kontroll në zonën Mushan, të Njësisë Administrative Dajç- Shkodër ku në mbështetje të të dhënave hetimore është konstatuar një parcele me 3000 bimë narkotike cannabis sattiva dhe rezultoi se ishte kultivuar nga personat e lartpërmendur.

Policia vijon hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për evidentimin e pesonave të tjerë të implikuar në këtë hetim.

hashash

hashash

hashash

hashash

hashash

hashash
(Foto: Kanabisi i gjetur gjatë kontrollit të ushtruar nga policia)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës