Një shtesë antimikrobike rezulton e aftë për eliminimin e Covid për një afat kohor prej 90 ditësh

Një shtesë antimikrobike rezulton e aftë për eliminimin e Covid për një afat kohor prej 90 ditësh

Një armë e re kundër COVID-19? Një shtresë anti-mikrobike do të jetë në gjendje të largojë koronavirusin nga sipërfaqet deri në 90 ditë pas vetëm një aplikimi

Studiuesit e Universitetit të Arizonës, zbuluan se përqindja e viruseve në sipërfaqet e veshura me këtë produkt eleminon me 90%,  në vetëm 10 minuta dhe me 99.9% në dy orë koronavirusin.

“Mendoj se është veçanërisht e rëndësishme për sipërfaqet që përdoren më gjerësisht si ato të metrove dhe autobusëve, sepse ju mund t’i dezinfektoni ato, tha Charles Gerba, autori kryesor i studimit.

Ekipi i Universitetit të Arizonës testoi një shtresë të krijuar specifikisht për të vepruar kundër viruseve të zhvilluara nga kompania Allied BioScience, e cila gjithashtu financoi studimin e tyre.

Substanca pa ngjyrë spërkatet mbi sipërfaqe dhe duhet të ripërdoret çdo tre ose katër muaj.

Veshja denatyron proteinat e koronavirusit dhe sulmon shtresën e saj mbrojtëse.

Teknologjia e të ashtuquajturave ‘veshje vetëdezinfektuese’ ka ekzistuar për gati një dekadë dhe është përdorur më parë në spitale për të luftuar përhapjen e infeksioneve, duke përfshirë bakteret rezistente ndaj antibiotikëve.

Artikulli i botuar në vitin 2019 nga studiuesit e Universitetit të Arizonës zbuloi se ‘veshjet’ zvogëlojnë infeksionet e fituara nga spitali me 36%.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt