Në Montegrotto, në provincën e Padovës, gjysmë ore larg nga Venecia, në pishinën me ujë termal, më e thella në botë, e njohur me emrin “Y-40-The Joy Deep”, Ilaria Molinari, një nga xhytëset më të mira italiane, 3 herë kampione e Italisë dhe dy herë rekordmene europiane e thellësisë, për herë të dytë magjepsi në rolin e sirenës, duke i lënë të gjithë pa fjalë. Performanca e saj po bën zhiron e botës në televizionet dhe website e gjithë globit.
Kryevepra e arkitekturës, e inauguruar ne vitin 2014, një projekt tërësisht italian, ideuar dhe realizuar nga arkitekti Emanuele Boaretto, është e gjerë 21m, ka thellësi maksimale 42.15m, disa thellësi të ndryshme të ndërmjetme, katër shpella për eksploratorë dhe një vëllim termal uji 4300mc, me temperaturë midis 32-34 ° C, e cila lejon zhytjen dhe notimin edhe vetëm me kostum banje. Pishina pjesë e Librit të Rekordeve Guinnes që në vitin 2014, është kthyer në “Mekën” e zhytësve profesionist, atyre amator, set xhirimesh për shumë filma, vendi i preferuar i mjaftë fotografëve dhe një mjedis për të përjetuar përvoja të larmishme ujore.
Përgatiti Ilir Çuçi