Ditët e ftohta dhe të acarta që kanë përfshirë vendin mund të jenë fatale për njerëzit që sot nuk kanë as një strehë të ngrohtë.
Në qytetin e Tiranës punonjësit e Bashkisë të cilët ndodhen në terren edhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes, kanë ndihmuar sërish qytetarë që vështirësi të ndryshme i kanë detyruar të kalojnë natën jashtë.
Të paktën 4 persona janë strehuar mbrëmë në qendrat sociale të kryeqytetit, ku përveç strehës kanë gjetur edhe ushqim të ngrohtë dhe ambient social. Të katër qytetarët, përgjithësisht nga rreth të ndryshme e të gjendur pa strehë një natë më parë në disa prej rrugëve të Tiranës, sot ndodhen në një prej qendrave sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës pikërisht për njerëzit që ndodhen në situatë rruge.
Bashkia e Tiranës ka ngritur në të gjithë qytetin disa qendra sociale ku përveç një vakti të ngrohtë, ata marrin edhe të gjithë kujdesin e punonjësve social si dhe nëse është e nevojshme edhe vizitat mjekësore. Qendrat sociale kontaktojnë më pas edhe me familjarët e personave që ndodhen në situatë rruge për t’iu ardhur sa më ndihmë atyre.
Ja dhe zdromsi pasi ju shemb shtepite ju jep nje vakt para zgjedhjeve
PërgjigjuAtyre,bullafiqëve,jepini edhe ndo1 punë me bo, për të mirën e tyre e të komunitetit!...jo vetëm salçiçe
PërgjigjuATA duan dhe nje shtepi apo dhome ku te flene se flene jashte....
Përgjigju