Një tërmet i fuqishëm 7.5 ballë
trondit Afganistanin, qindra viktima
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Afganistanin verior me një magnitudë 7.5 ballë të shkallë rihter. Lëkundjet janë ndjerë gjerësisht si në Pakistan edhe në Indinë veriore, ndërsa raportohet për qindra viktima.
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Afganistanin verior me një magnitudë 7.5 ballë të shkallë rihter. Lëkundjet janë ndjerë gjerësisht si në Pakistan edhe në Indinë veriore, ndërsa raportohet për qindra viktima.
BBC njofton se 123 njerëz kanë humbur jetën në Pakistan ndërsa në Afganistan kanë vdekur rreth 19 persona.
Në një shkollë vajzash në provincën afgane të Takhar kanë vdekur 12 nxënëse si dhe janë plagosur 25 të tjera, të cilat dyshohet se kanë shtypur njëra-tjetrën në tentativë për të dalë nga godina.
Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin malor Hindu Kush ndërsa autoritetet vendase thanë se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 212 km në brendësi të tokës.
Nga kryeqyteti indian Delhi një korrespondent i BBC raporton se njerëzit braktisën shtëpitë, shkollat dhe institucionet për të dalë në rrugë. Në këtë qytet ka pasur probleme edhe me linjat telefonike të cilat kanë pësuar defekte.
Menjëherë ka reaguar kryeministri indian Narendra Modi i cili tha se do të ngrihet një grup i posaçëm pune për të përballuar situatën.
"Ne jemi të gatshëm për ndihmë. Do të bashkëpunojmë me Afganistanin dhe Pakistanin" tha ai.
Rajoni ka histori të tërmeteve të fuqishme të shkaktuara nga përplasja në veri të Indisë me Azinë qendrore.
Në vitin 2005, një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Pakistanin ku la më shyëm se 75 mijë të vdekur. Në prill të këtij viti, Nepali pësoi tërmetin e saj më të fuqishëm ku si pasojë 9 mijë njerëz humbën jetën ndërsa 900 mijë shtëpi janë shkatërruar.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.8%
-
Jo
48%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7626
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta për “listat e zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06
-
Gjermani/ Socialdemokratët nominojnë sërish Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e 23 shkurtit
11 Janar, 16:59
-
Francë/ Përplasen dy tramvaje në Strasburg, 30 të plagosur (VIDEO)
11 Janar, 16:44
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44
-
GOLAT/ Liverpool shkëlqen me 'poker' në FA Cup, Chiesa gjen golin e parë
11 Janar, 16:41