Lufta në Ukrainë, një tjetër anije e ngarkuar me drithëra niset nga portet ukrainase, shkon në 25 numri i tyre

Një tjetër anije a ngarkuar me drithëra është nisur nga Ukraina, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë. Anija u nis nga porti Chornomorsk i Ukrainës mëngjesin e të enjtes.

Numri i anijeve të ngarkuara me grurë që do të largohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës shkon në 25 me atë që u nis sot, Ukrainës sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB për eksportin e grurit.

Anija “I Maria” me flamur Belize është e ngarkuar me misër, dhe katër anije të tjera do të mbërrijnë në portet e Ukrainës të enjten për t'u ngarkuar me grurë.

Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra, mirëpo falë një marrëveshjeje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, Ukraina ka nisur sërish eksportin e mijërave tonë drithëra. Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

Ndërsa marrëveshja për trasnportin e drithërave është ndërmjetësuar nga Turqia, presidenti turk Erdogan ditën e sotme ndodhet në Ukrainë ku do të takojë presidentin Zelensky si edhe kreun e OKB-së Guterres për të diskutuar hapat që mund të ndërmerren për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:03
Erdogan: Turqia është në anën e Ukrainës, gati të ndërmjetësojmë në rifillimin e negociatave për arritjen e një armëpushimi mes dy vendeve

“Turqia është "në anën e Ukrainës ", kështu deklaroi presidenti turk Recep Tayyp Erdogan tha këtë në një konferencë për shtyp pas takimit me Volodymyr Zelensky dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Lviv. 

"Ne jemi të gatshëm të luajmë rolin tonë si lehtësues dhe ndërmjetës me qëllim të rifillimit të negociatave për të arritur në armëpushimin midis Ukrainës dhe Rusisë...Ne do të garantojmë mbështetjen e nevojshme për të rindërtuar vendin”, tha Erdogan. 

Presidenti turk më pas kujtoi se Turqia deri më tani ka dërguar 98 kamionë ndihma në Ukrainë dhe mirëpritur përkohësisht pothuajse 325,000 qytetarë ukrainas dhe 1099 jetimë.

 

Ora 15:35
Finlanda: Avionë rus kanë shkelur hapësirën ajrore

Dy avionë luftarakë rusë dyshohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës, kjo pasi vendi nordik kërkon anëtarësimin në NATO pas luftës së Moskës kundër Ukrainës.

“Dy avionë luftarakë rusë MIG-31 dyshohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze në Gjirin e Finlandës pranë Porvoo”, tha ministria në një deklaratë.

“Forcat Ajrore Finlandeze dërguan një mision fluturimi operacional për të identifikuar avionin, tha ajo, duke shtuar se Roja Kufitare Finlandeze kishte nisur "një hetim paraprak".

Incidenti ndodhi në orën 9:40 të mëngjesit dhe zgjati rreth dy minuta ndërsa avionët fluturuan drejt perëndimit për rreth një kilometër, tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes për AFP.

Ora 13:58
Erdogan mbërrin në Ukrainë, pas takimit me Zelenskyn pritet samiti me kreun e OKB-së për luftën

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbërriti sot në Ukrainë në kuadër të një vizite zyrtare. Ai do të zhvillojë një takim dypalësh me Zelenskyn në Pallatin Potocki dhe do të diskutojë të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Ukrainë në nivelin e partneritetit strategjik.

Përpara takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Erdogan do të vendosë një kurorë lulesh në varrezat historike të Lychakiv. Bisedimet dypalëshe do të pasohen nga një samit trepalësh me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Sipas presidencës turke, Erdogan, Zelensky dhe Guterres do të diskutojnë hapat që mund të ndërmerren për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi përmes diplomacisë dhe ruajtjen e mekanizmit të krijuar për eksportin e grurit ukrainas në tregjet botërore.

Më 22 korrik, Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për të rihapur tre porte ukrainase të Detit të Zi për eksportimin e grurit ukrainas të bllokuar për shkak të luftës në Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt shkurt.

D.GJ/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja