Një tjetër ‘armik’ në PD, zyra e Bashes sulmon Alizotin pas debateve me kryedemokratin

Një tjetër ‘armik’ në PD, zyra e Bashes sulmon Alizotin pas debateve me kryedemokratin

Lulzim Basha dhe Tomor Alizoti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se ka shtuar një tjetër “armik”, deputetin Tomor Alizoti.

Drejtuesja e zyrës për publikun e Bashës, Desada Metaj, ka vendosur të sulmojë deputetin Alizoti, pas një qëndrimi që ka shprehur ditën e djeshme ky i fundit, duke thënë se nuk është pjesë e PD, për hir të Bashës apo Berishës, por për hir të historisë së tij familjare.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebok, Metaj, shkruan se nuk mund të jesh pjesë e PD për hir të paraardhësve të vdekur apo internuar gjatë komunizmit për arsyen e thjeshtë se deri më sot nuk ka ende një ditë për të kujtuar shpirtrat e atyre që sakrifikuan jetën e tyre gjatë diktaturës.

Metaj ka paralelizuar figurën e Alizotiti me atë të Ben Blushit, duke thënë se cdo parti e ka një të tillë brenda saj.

Ajo thekson se në politikën e ditës janë aktet dhe jo idelogjira që të nxjerrin në krye, janë qëndrimet, përballjet dhe jo fshehja pas gishtit dhe historisë familjare ato që të farkëtojnë dhe bëjnë një lider të fortë.

Postimi i plotë:

Nuk mund të jesh në PD-në për hir të paraardhësve të vdekur apo internuar gjatë komunizmit për arsyen e thjeshtë se deri më sot nuk ka ende një ditë për të kujtuar shpirtrat e atyre që sakrifikuan jetën e tyre gjatë diktaturës. Dhe PD ka qenë mjaftueshëm në pushtet për ta bërë këtë.

Nëse ke hyrë me vonesë në politikë është e pamjaftueshme të mbahesh me  historinë familjare dhe të kujtohesh vazhdimisht për vuajtjet. Duhet të ndërmarrësh akte përfaqësimi dhe jo të projektosh karrierën duke pritur nga më i forti. Së paku për të bërë diferencën me topallizimin e PD-së dhe përdorjes së shëmtuar të ‘kartës’ së ish të përndjekurve.

Nuk mund t’i thuash vetes ‘konservator’ dhe të jesh pre e populizmit, e suksesit që të japin fjalimet ku flitet veç në përgjithësi ‘për varfërinë’ e ku glorifikohet Albin Kurti. Dhe për më tepër, nuk mund të citosh  Hegelin e ndonjë filozof tjetër, të pretendosh për ideologji e moral dhe nga ana tjetër për zenitin tënd në politikë t’i jesh mirënjohës dikujt që mendimin tënd mund ta zëvendësojë fare thjesht me atë të mis Shqipërisë.

Çdo parti ka Ben Blush-ët e vet. Vetëm se origjinali ka shkruar disa libra (me qëlime dhe cilësi të diskutueshme), ndërmori një lëvizje që prodhoi së paku fjalorth të ri politik dhe nuk u frikësua nga zhargoni banal apo sulmet e trollave që përdorën kundër tij ‘shokët’ e partisë. Madje nuk përtoi por i shndërroi dhe në personazhe libri.

Dhe për ta mbyllur, në politikën e ditës janë aktet dhe jo idelogjia që të nxjerrin në krye. Janë qëndrimet dhe jo mendimet ambigue, janë përballjet dhe jo fshehja pas gishtit dhe historisë familjare ato që të farkëtojnë dhe bëjnë një lider të fortë. Përndryshe, ka ende vende vakante për analistë në studio se ato të kryetarëve të shoqatave për ish të përndjekurit janë zënë me kohë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë