Një tjetër drejtues i Gazprom humb jetën! Çfarë po ndodh me oligarkët rusë? Prej pushtimit të Ukrainës 6 prej tyre vdiqën në rrethana misterioze

Një tjetër drejtues i Gazprom humb jetën! Çfarë po ndodh me oligarkët rusë? Prej pushtimit të Ukrainës 6 prej tyre vdiqën në rrethana misterioze

Andrei Krukowski

Një tjetër menaxher i Gazprom, Andrei Krukowski ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta. Media ruse Tass shkruan se oligarku rus ka vdekur pas ka rënë nga një shkëmb në Soçi, vendi i famshëm për zhvillimin e Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2014. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se dyshohet që Krukowski ka humbur jetën prej 1 maj, por lajmi është bërë i ditur vetëm sot. Sipas mediave ruse, 37-vjeçari është dërguar në spital menjëherë pas ngjarjes, por nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Por çfarë po ndodh me oligarkët rusë? Krukowski është oligarku i gjashtë rus që është gjetur i vdekur. Miliarderët rusë që janë gjetur të vdekur në vilat e tyre madhështorë kanë pasur lidhje me Gazprom ose GazpromBank. Dy prej tyre janë gjetur të vrarë më familjarët.

Të gjitha këto raste janë deklaruar si vetëvrasje, ndërsa disa oligarkë janë akuzuar për vrasjen e familjarëve të tyre. Kremlini nuk e ka bërë ende publike vdekjen misterioze të miliarderëve rusë, por mediat raportojnë se sëshpejti mund të nisë një hetim i pavarur për vdekjen misterioze të tyre.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë, trupi i një prej drejtuesve të Gazprom, Alexander Tyulakov, u gjet i vrarë në garazhin e shtëpisë së tij të pushimit. Policia mbylli hetimin menjëherë me argumentin se ishte një vetëvrasje.

Alexander Tyulakov

Vetëm disa javë pas vdekjes misterioze të Tyulakov, policia britanike zbuloi trupin e pajetë të oligarkut rus Michael Watford në vilën e tij luksoze në Angli. Policia e Londrës po heton vdekjen e tij, megjithëse inteligjenca ruse ka këmbëngulur që çështja duhet të mbyllet, sepse ata besojnë se ishte një vetëvrasje e dukshme.

Michael Watford

Pas Watford, është gjetur trupi i pajetë i biznesmenit rus Vasily Melnikov në qytetin e Nizhny Novgorod, si dhe trupat e anëtarëve të familjes së tij. Melnikov zotëronte MedStom, një kompani e pajisjeve mjekësore. Sipas policisë, Melnikov fillimisht vrau gruan dhe dy fëmijët e tij dhe më pas kreu vetëvrasje. Komiteti Hetimor Rus dyshon se Melnikov dhe familja e tij janë goditur me thikë për vdekje. Policia ka dalë në këto konkluzione duke u nisur nga pozicioni i trupave të pajetë, por edhe nga fakti se nuk ka pasur asnjë shenjë të hyrjes me forcë në shtëpinë e tyre.

“Hetuesit janë duke shqyrtuar disa versione të asaj që ka ndodhur, përfshirë vrasjen e fëmijëve dhe gruas nga Melnikov, i cili më pas u vetëvra”, thuhet në raportin e policisë.

Vasily Melnikov

Në Moskë është gjetur i pajetë edhe ish-zëvendëspresidenti Gazprombank Vladislav Avaev, sëbashku me gruan dhe vajzën e tij.  Disa media të pavarura ruse thonë se policia po heton rastin si vetëvrasje.

Zëdhënësja e Komitetit Hetues të Moskës, Julia Ivanova tha se një i afërm kishte zbuluar trupat e familjes Abavev pasi shoferi i familjes dhe dado u thanë atyre se nuk mund t'i kontaktonin me telefon ose të hynin në apartament sepse dera ishte e mbyllur nga brenda.

Igor Voloboyev, një ish-zëvendës president i Gazprombank, i cili kohët e fundit u largua nga Rusia për në Ukrainë, tha se nuk besonte se Avaeev kishte kryer vetëvrasje.

"Detyra e tij ishte të merrej me banking privat, domethënë të merrej me klientët VIP. Ai ishte përgjegjës për shuma shumë të mëdha parash. Pra, a kreu vetëvrasje? Unë nuk mendoj kështu. Mendoj se ai dinte diçka dhe kjo ishte një lloj rreziku”, tha Volobuyev.

Vladislav Avaev

Ish-CEO i kompanisë së gazit Novatek, në pronësi të Gazprom, Sergei Protoshenya është gjetur i vdekur sëbashku me gruan dhe vajzën e tij në rrethana ende të paqarta. Trupat e tyre të pajetë u gjetën në vilën e tyre në Lloret del Mar.

Sipas njoftimit të policisë, në trupat e bashkëshortes dhe vajzës janë konstatuar shenja dhune, prandaj dyshohet se ai ka dhunuar familjen dhe më pas është vetëvrarë. Por, djali i Sergei Protoshenes, Fedor, i cili jeton në Francë është shprehur se babai i tij nuk është i dhunshëm.

"Ai e donte nënën time, dhe veçanërisht motrën time Maria. Ajo ishte princesha e tij. Ai kurrë nuk bëri asgjë për t'i dëmtuar ata. Nuk e di se çfarë ndodhi atë natë, por e di që babai im nuk i ka lënduar," tha ai.

Sergei Protoshenya

Të gjithë oligarkët rusë të sipërpërmendur kanë punuar me Gazprom dhe kanë arritur marrëveshje me zyrtarët e Kremilinit për naftën. Heshtja e pazakontë në Moskë ngre një sërë dyshimesh. Pyetjet që ngrihen janë përse humbën jetën këta oligarkë, çfarë ndodhi me familjarët e tyre, kush qëndron pas vdekjeve misterioze dhe a do i zbardhë policia këto raste?/Shqiptarja.com

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 04/05/2022 12:44

    Po i ze haku i popullit Rus sepse vodhen gjith pasurin qe u ngrit nga populli Keshtu duhet te pesojn dhe hajdutet shqiptar qe vodhen gjith pasurin kombetare dhe e cuan jasht shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja