Një tjetër fitore ligjore për shkrimtaren që fitoi padinë për abuzim seksual ndaj ish-Presidentit Trump

Një tjetër fitore ligjore për shkrimtaren që fitoi padinë për abuzim seksual ndaj ish-Presidentit Trump

Katër muaj pasi juria vendosi se ish presidenti Donald Trump kishte abuzuar seksualisht dhe kishte shpifur ndaj autores E. Jean Carroll, një gjyqtar federal vendosi të mërkurën se disa komente të mëtejshme të ish-presidentit për të, ishin denigruese. Vendimi nënkupton se një gjyq tjetër do të merret vetëm me dëmshpërblimin që ish-presidenti duhet t’i paguajë zonjës Carroll.

Ky vendim e qartëson në mënyrë domethënëse gjyqin e dytë, që është caktuar të mbahet në muajin janar. Çështja ka të bëjë me disa komente që zoti Trump bëri në vitin 2019, pasi zonja Carroll deklaroi për herë të parë publikisht se ai e pati sulmuar seksualisht në një dhomë veshjeje, pas një takimi të rastësishëm në një dyqan veshjesh luksoze në vitin 1996. Ai mohon të ketë ndodhur diçka mes tyre.

Gjyqi i parë, që u mbajt këtë pranverë, kishte të bënte me akuzat për sulm seksual, si dhe nëse disa komente të bëra nga zoti Trump në vitin 2022 kishin qenë denigruese. Juria gjyqësore i dha zonjës Carroll një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh, duke vendosur se ajo ishte abuzuar seksualisht, por duke rrëzuar akuzën se ishte përdhunuar.

“Juria mori në shqyrtim dhe vendosi për aspekte që u përkasin të dyja çështjeve – përfshirë nëse zoti Trump akuzoi me pa të drejtë zonjën Carroll se i pati sajuar akuzat seksuale, dhe se nëse situata ishte e tillë, a veproi ai i ndërgjegjshëm se akuzat ishin false”, apo nëse veproi me papërgjegjshmëri ndaj së vërtetës, shkroi Gjykatësi Lewis Kaplan në vendimin e së mërkurës.

Gjykatësi shkroi se përmbajtja e deklaratave të vitit 2019 dhe 2022 ishte e njëjtë. Dhe kur juria vendosi se zoti Trump abuzoi vërtet seksualisht me zonjën Carroll, praktikisht përcaktoi edhe se deklaratat e tij të vitit 2019 ishin false dhe denigruese, tha gjykatësi.

Zonja Carroll dhe avokatët e saj “mirëpresin zhvillimin e një gjyqi të kufizuar tek dëmet për deklaratat fillestare që bëri Donald Trump-i”, tha avokatja Roberta Kaplan, e cila nuk ka lidhje me gjykatësin Kaplan.

Avokatja e ish-Presidentit Trump, Alina Habba, tha të mërkurën se ekipi i tij ligjor ka besim se vendimi i jurisë do të rrëzohet, duke e vënë kështu në dyshim edhe vlefshmërinë e vendimit të ri të gjykatësit. Zoti Trump, kandidati kryesues në garën për marrjen e emërimit të Partisë Republikane për të kandiduar për president në zgjedhjet e vitit 2024, kërkon pezullimin edhe të çështjes së dytë gjyqësore, ndërsa pret që gjykata e apelit të vendosë nëse ai ka imunitet ligjor nga padi të tilla. Zoti Trump pretendon të ketë imunitet për shkak se ishte në detyrën e presidentit kur ka bërë komentet në vitin 2019./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 06/09/2023 22:52

    Hajde komplot hajde , qe ne 96 tani kujtohet zonja ne fjale per ta denoncuar dhe si per cudi pak kohe para zgjedhjeve vetem qe mos ta fitoje Trump se nuk mbeshtet lufterat grabitqare te amerikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik