Një tjetër konflikt në horizont?
Rusia shkel hapësirën ajrore turke

Një tjetër konflikt në horizont?<br />Rusia shkel hapësirën ajrore turke
Turqia pretendon se një avion rus SU-34 ka shkelur hapësirën ajrore të premten, pavarësisht paralajmërimeve të radarëve. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ministria e jashtme turke ka deklaruar se kjo ishte një shenjë e qartë se Moska dëshiron që konflikti midis dy vendeve të vazhdojë. 

Nga ana tjetër, Rusia, ka bazën ajrore afër Latakias, dhe ka nisur një ndërhyrje ushtarake në luftën civile të Sirisë në shtator, pas një kërkese nga qeveria siriane.
Avioni Su-34, pretendohet se është ndër avionët luftarak të angazhuar në këtë mision .

Ndërkohë NATO i ka kërkuar Rusisë "të marrë të gjitha masat e nevojshme” për të mos shkelë hapësirën ajrore turke, e cila është edhe hapësira ajrore e saj .

Më herët, një incident i ngjashëm ka ndodhur në muajin nëntor ku Turqia ka bombarduar avionin rus Su-24 pasi ka shkelur shkurtimisht hapësirën ajrore të vendit. Avioni u rrëzua në kufirin e Turqisë dhe Sirisë dhe nga ky incident mbeti i vrare një nga 2 pilotët. 

Rrëzimi i avionit rus provokoi një krizë të thellë politike mes Ankarasë dhe Moskës. Rusia ka ndërrmarë sanksione të shumta kundër Ankarasë, duke ndaluar tregtinë bujqësore me Turqinë, duke futur një regjimit të vizave dhe pezullimin e shumë projekteve dypalëshe ekonomike, duke përfshirë projektin e ndërtimit të tubacionit të gazit.

Presidenti turk Rexhep Erdogan të shtunën në mbrëmje bëri thirrje për një takim me homologun rus Vladimir Putin për të diskutuar në lidhje më incidentin.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)