Ndërsa trupat ukrainase rifitojnë kontrollin e territoreve që ishin të pushtuara ushtria e Moskës, duket se praktika të tjera të torturës, të zbuluara tashmë në Bucha, dhe në qytete të tjera po dalin në sipërfaqe.
"Një dhomë torture" u gjet në qytetin e Balakliia , në rajonin lindor të Kharkiv", tha deputetja Maryana Bezugla , nga "Partia Shërbëtor i Popullit" e Volodymyr Zelensky.
Ajo denoncoi zbulimin ku ka postuar disa foto në Facebook. Deputetja e ka quajtur bodrumin “dhomë ekzekutimi”.
"Brenda kishte "udhëzime mbi" nazizmin ukrainas "të ngjitura në mure, pastaj një karrige me çekiç, shirit ngjitës dhe doreza të përdorura.", tha ajo.
Ndërsa në një dhomë tjetër thotë se janë gjetur edhe njolla gjaku.
Lajmi kryesor: