SHBA- Në SHBA COVID-19, nuk di të ndalen! Në 24 orët e fundit është shënuar një tjetër rekord viktimash, rreth 4 mijë qytetar kanë humbur jetën nga virusi fatal, ndërkohë që kanë rezultuar pozitiv mbi  250 mijë persona.

Numri total i infektimeve në të gjithë vendin ka shkuar 22,132,045, ndërkohë që numri i viktimave është 374,124 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, nga koronavirusi.

Shteti me numrin më të lartë të infektimeve është Kalifornia  ku autoritet raportuan të enjten për 583 viktima.

SHBA kryeson prej kohësh “listën e zezë” të koronavirusit, duke u bërë kështu vendi më i goditur nga pandemia.

Ndërkohë vaksinimi masiv i qytetarëve ka nisur muajin e kaluar me Pfizer dhe Moderna, dy vaksina anti-COVID.