Një tjetër shpërthim në Turqi 3
agjentë humbin jetën, 30 të plagosu

Një tjetër shpërthim në Turqi 3<br />agjentë humbin jetën, 30 të plagosu
Të paktën 3 agjentë humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një autobombe pranë një komisariati në qytetin turk të Mardin, 23 km në kufi me Sirinë.

Sipas autoriteteve përgjegjës për këtë sulm terrorist janë separatistët kurd. 

Ky është shpërthimi i dytë pas atij të ditës së djeshme ku mbetën të vdekur 12 persona dhe u plagosën 42 të tjerë. Sulmi nuk u mor përsipër nga asnjë grup por presidenti Erdogan akuzoi partinë e punëtorëve të kurdistanit.

Presidenti bëri me dije se që nga 20 korriku 2015 forcat e sigurisë kan vrarë 7600 militantë kurd. “ Ne do të vijojmë operacionet tona me vendosmëri”,  - shtoi Erdogan.


Dhuna në Turqi është përshkallëzuar kohët e fundit për shkak të tensioneve me separatistët kurdë dhe konfliktit me Sirinë fqinje.



Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë