Një tjetër 'sukses' i SPAK, me dosje korrupsioni, 16 muaj në shërbim prove se i dha policit 1000 lekë

Një tjetër dosje penale, nga ato të “zjarrtat” që flet për luftën kundër korrupsionit dhe që hetohen nga prokuroria e posaçme SPAK, ka përfunduar me dënimin e personit përgjegjës.

Rigels Ymeri, është i pandehuri i rradhës së SPAK-ut, që është dënuar me 16 muaj qëndrim në shërbim prove, pasi është gjendur fajtor për akuzën e korruptimit, me 1000 lekë të një punonjësi policie. Ymeri u ndalua në qytetin e Tiranës dhe më pas çështja penale kundër tij, u hetua nga një prokuror i SPAK-ut, për akuzën e “korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Rigels Ymerit, ju komunikua akuza dhe më pas cështja kaloi për gjykim. Fillimisht, Ymeri u dënua me 8 muaj burgim por më pas ky dënim me burg është pezulluar nga gjykata e posaçme, duke e vënë të dënuarin në shërbim prove për një periudhë prej 16 muaj.

Në vendimin e saj gjykata e posaçme shprehet se:”…shuma e parave prej 1 000 lekë, sekuestruar të konfiskohen si mjet i kryerjes së veprës penale dhe kaluar buxhetit të shtetit…”. Ndërsa vijon më tej duke shtuar se:”…urdhërohet Prokuroria e Posaçme “Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” Tiranë, të ekzekutojë këtë vendim…”. Disa ditë më parë, SPAK për të njëjtën shumë financiare dhënë punonjësve të policisë, dënoi Vilson Meminin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jake: 25/11/2020 04:01

    Turp kur edegjon dhe e lexon. Po ky SPAK me 1000 leke ryshfet do merret. Si nuk po shikojme punen e tije te merret me ndonje te politikes qe eshte qelbur nga koka tek kembet. Sa paguhen keta ne SPAK. Nuk arrijne te justifikojne reogen mujore me kete 1000 leke. Tuuuuuurp. Qesharake. Kjo tregon qe SPAK eshte vetem nje kufome jo e afte per te vepruar. Zot ndihmoje kete vend.

    Përgjigju
  • st.damian: 24/11/2020 18:49

    Ore jen ne terezi,denimi eshte shume i vogel,kush eshte ky Rigelsi qe ul kaq shume pazarin. Eshte fyerje per policin qe ta korruptosh me 1000 lek. Kjo tregon qe a-SPAk eshte ne krye te detyres . Bravo ,na hoqen shpresat per tu ber drejtesi.

    Përgjigju
  • Eli: 24/11/2020 18:44

    Kjo esht drejtesia e re e Rames dhe Amerikes

    Përgjigju
  • Spurdhjaku: 24/11/2020 17:18

    Hahahahihihahahiii.....rrnofte shqipnia sal birishit,tos nanos,ylir mutit dhe skanderbegut edush

    Përgjigju
  • beni: 24/11/2020 16:45

    se mos ka be ndonje gje ne jeten e tij Ben kraja, qe te beje spakin, asnjhe gjhe nuykj doi te nxjerre ne drite me keto prokurore

    Përgjigju
  • Njoni: 24/11/2020 16:13

    S'kam fjalë, më vjen me qa. Nuk di c'far t'boj. Të iki fare nga Shqipnija që të shpëtoj nga ky shtet cinglash. Aa jo harrova, nuk jetoj në Shqipni por prap më vjen të qaj nga inoti.

    Përgjigju
    • Ripjellja: 24/11/2020 17:47

      Hahahahahah sa i madh qe je

  • popet: 24/11/2020 15:57

    sukses? haaaaaaaa, ku jan peshqit e medhenj

    Përgjigju
  • feridon: 24/11/2020 15:46

    duhet kerkuar zbatimi masave te mara jo masa te reja qe nuk zbatohen .

    Përgjigju
  • Une: 24/11/2020 15:46

    SPAK ca tu bej vilave, parave, llogarive bankare brenda dhe jashte pa per 10 mij lekshat te merr shpirtin.. Nuk kursen parate e taksapagueve duke bere hetime te hollesishme dhe me dhjetra seanca gjyqesore derisa drejtesia te vihet ne vende.

    Përgjigju
    • Labi: 24/11/2020 16:09

      Behen ter ato seanca qe ta grin na leket. Pse mendon iu dha burg pastaj u kthye detyr paraqitje? Kta e bejn qimen trah qe te te zhveshin na leket pastaj

  • Bravo spaqi: 24/11/2020 15:18

    Iu lumte. Kjo eshte shqiperia qe duam

    Përgjigju
  • shqip: 24/11/2020 15:15

    U kriju SPAK te luftoje korrupsionin ne qeveri e perfundoi tu arrestu njerz me 8 dollar korrupsion. Taksat tona miliona euro per kete strukture te re hajdutesh

    Përgjigju
  • Duki: 24/11/2020 15:03

    "Turpi ka emer"

    Përgjigju
  • AltinTop: 24/11/2020 14:59

    Gjith ajo lufte dhe leke per te ngritur keto institucione qe denojne nje fakir qe i dha 10 mij leke policit... Fuck Sheti!!

    Përgjigju
  • vjeshta: 24/11/2020 14:58

    Hahahahaha.... Jena ba nji komb qesharak

    Përgjigju
  • Struktura e Posacme AK: 24/11/2020 14:57

    seriozisht e kane??

    Përgjigju
  • Turp: 24/11/2020 14:33

    Turp turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja