Një tjetër yll u shua, ndërron jetë 'Coli' te filmi 'Debatik'

Një tjetër yll u shua, ndërron jetë 'Coli' te filmi 'Debatik'

Shpëtim Zani në rolin 'Coli' te filmi 'Debatik'

TIRANË-Shpëtim Zani, i njohur nga roli "Coli" në filmin "Debatik" ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Miqtë në rrjetet sociale kanë dhënë lajmin e trishtë për ndarjen e parakoshme nga jeta, i cili ka luajtur vetëm një rol në jetën e tij, por fitoi zemrat duke u shndërruar një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar e që ka mbetur në memorien e të gjithëve.

Ai luajti krah personazhe më të spikatur të artit si Sulejman Pitarka, Roland Trebicka dhe shumë aktorë të tjerë të mëdhenj të kinematografisë shqiptar, duke spikatur në rolin e tij, si një jetim e i varfër që arrin të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth dhe vritet në një moment tensioni.

Moment nga filmi "Debatik"

Pak ditë më parë, arti shqiptar ka humbur një tjetër figurë të rëndësishme, si regjisori Gjergj Xhuvani, i cili la pas një trashëgimi veprash me vlerë për kinematografinë shqiptare.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • idealisti: 22/08/2019 22:47

    Coli... Coli... dhe Coli u shua... Jemi rritur me filmin 'Debatik' (Djemte e Bashkuar te Idealeve Komuniste). Nje kohe idealistesh dhe qellimesh te larta, qe i jepte kuptim jetes dhe e shperfillte vdekjen. Tani ka ardhur koha e djallit, pa asnje ideal dhe vetem para e vetem para dhge asgje tjeter. Ky eshte nje mallkim. Lavdi per jete artistave qe e promovuan artistikisht dhe ne nje menyre vertete profesionale kohen e arte te Komunizmit.

    Përgjigju
    • Pegersi: 23/08/2019 21:48

      Ka pasur shume te pegera si ti ajo kohe prandaj jemi katandisur kaq keq si popull shoku 75 leksh.

  • 007: 22/08/2019 21:59

    Ngushellime familjareve. I paharruar qoft.

    Përgjigju
  • vera: 22/08/2019 17:20

    ngushellime familjes,,..//

    Përgjigju
  • Affari dei Kopani: 22/08/2019 17:09

    Ngushellime Familjes se F.Z (colit te paharrueshem)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'

Dy humbjet në miqësore, Kombëtarja humbet pozicione në FIFA! Rivalët e Euro 2024 në 'top 10'