VIDEO/ Një 'top gun' për Miss Amerika! 22 vjeçe, bjonde ka studiuar në Harvard dhe piloton avionët luftarakë në ushtri

Miss Amerika është 22 vjeçe, bjonde dhe ka studiuar në Harvard! Ka rripin e zi në taekwondo! Ndoshta kur ta pyesin “cila është ëndrra jote?” nuk do të përgjigjet “paqja botërore”. Madison Marsh nuk mund të mendojë seriozisht për paqen globale vetëm nëse duhet të ndryshojë vendin e punës: Vajza e zgjedhur të dielën (15 janar) në Orlando të Floridas më e bukura në Amerikë, është një ‘top gun’ pilote e avionëve luftarakë në ushtri.

Është hera e parë në historinë qindravjeçar të garës që një pjesëtar i një trupe ushtarake, fiton titullin. “Jam shumë e lumtur – komentoi ajo në intervistën e saj të parë – që mund të përfaqësoj gratë që thyejnë stereotipet”. Marsh ia kushtoi fitoren nënës së saj, e cila vdiq nga kanceri në pankreas në vitin 2018, një ditë pasi vajza e saj hyri në akademinë ushtarake. Që në moshën 17-vjeçare, Madison i kushtoi asaj një fondacion për të ndihmuar të prekurit nga kjo formë kanceri. Organizata jofitimprurëse ka mbledhur më shumë se 250 mijë dollarë.

Karriera

Titulli i Miss Amerika mund t'i japë një shtysë kauzës së saj. “Të gjithë mund të arrijnë diçka – komentoi Marsh – nëse unë vij nga një qytet i vogël dhe tani jam pjesë e komunitetit global të miss-eve, atëherë mund ta bëni edhe ju”. Para se të mendonte për Miss America, vajza e lindur në vitin 2001 në Fort Smith, qyteti i tretë më i populluar në Arkansas, arriti qëllime po aq të vështira, por në fusha të ndryshme: Arriti të hynte në akademinë e aviacionit ushtarak në El Paso County, Kolorado, si kadete dhe mori patentëne  pilotes. Ëndërron të bëhet astronaute. Ndërkohë mori pjesë në Harvard për një diplomë master në politikat publike.

Ushtria dhe universiteti

Grada e saj ushtarake është "2Lt", "toger i dytë". Ndërsa ndoqi kurset e fizikës dhe astronomisë në akademi, Madison vendosi të merrte pjesë në konkursin e Miss Academy dhe fitoi. Më pas u përpoq për titullin Miss Kolorado, në maj

"Nuk e mendoja se do të arrija ndonjëherë të hyja në Harvard nëse nuk do të kisha shkuar në akademinë e aviacionit. Dhe nuk mendoj se do të isha bërë ndonjëherë Miss Kolorado pa akademinë ushtarake, “sepse ata më trajnuan të bëhesha lider. Kjo fitore e kualifikoi më pas për konkursin Miss America.

Në konkurs nuk fitoi duke kënduar apo kërcuar por duke u prezantuar me një monolog. Ku tregoi historinë e saj, vështirësitë ditën kur fluturoi vetëm me një avion, pa ndihmën e instruktorit: Ishte vetëm 16 vjeç.

“Unë jam këtu për t'i treguar botës se gratë janë të afta të bëjnë gjithçka. I gjithë ky vit – shkroi ajo në rrjetet sociale – të kushtohet ty, nënë. Bota do ta dijë historinë tënde”.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore