Një tornado i afrohet shtëpisë, prezantuesi i motit i shkruan live gruas

Një tornado i afrohet shtëpisë, prezantuesi i motit i shkruan live gruas

Duhet të jepte mesazhe për qytetarët sesi të mbrohen nga tornado, por kjo nuk e ka bërë atë të mos shqetësohet për gruan e tij dhe shtëpinë e tij, kjo pasi ajo gjendej në mes të tij! Kjo i ka ndodhur një prezantuesi televiziv i cili tregon parashikimin e motit në Alabama TV, duke u bërë kështu një nga videot më të para dhe komentuara orët e fundit.

Prezantuesi gjatë transmetimit live kur pa që stuhia po drejtohej në shtëpinë e tij, I ka shkruajtur gruas për ta pyetur se ku gjendej dhe nëse ishte e sigurte.  Sipas mediave amerikane, meteorologu i ABC 33/40, James Spann, ishte në mes të paralajmërimit të banorëve të Shelby County për tu strehuar të enjten ndërsa kushtet e jashtëzakonshme të motit godisnin vendin.

Ndërsa transmetimi vazhdonte të ishte i drejtpërdrejtë, Spann mund të dëgjohet duke thënë: ‘Ajo që po bëj është t’i dërgoj mesazh gruas time për t’u siguruar që është e strehuar’.

Gazetarët në redaksinë e ABC 33/40 arritën të kontaktonin gruan e tij, e cila u tha atyre: ‘Oh, është një mrekulli. Një pemë e madhe për pak nuk goditi shtëpinë tonë!’.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat