Kryebashkiaku pro-rus i një qyteti në Ukrainën lindore, i cili mirëpriti pushtimin e Presidentit Vladimir Putin u ‘vrit për vdekje’ pasi u rrëmbye nga shtëpia e tij, është bërë e ditur. Vlodymyr Struk, nga Kreminna në Luhansk, u vra të martën, ku sipas bashkëshortes së tij, ai u rrëmbye nga shtëpia dhe u qëllua me një plumb në zemër.
Këshilltari i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gerashchenko, teksa konfirmoi lajmin me një postim në Facebook, pretendoi se Struk ishte një "mbështetës i Republikës Popullore të Luhanskut dhe ndoqi në mënyrë aktive një pozicion pro-rus javën e fundit duke komunikuar me rusët".
Këshilltari i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës pretendoi se Struk "u gjykua nga gjykata e popullit" që e quajti atë "tradhtar".
“Një tradhtar i Ukrainës më pak! Vladimir Struk, ish-deputeti i Këshillit Rajonal të Luhanskut, kreu i Kreminetsk OTG, u gjet i vrarë. Më 1 mars, bashkëshortja e tij tha se ishte rrëmbyer pa persona të panjohur, ndërsa më pas u gjet i vrarë. Ukraina nuk mund të bënte asgjë kundër tij, pasi kishte shumë para, që me shumë gjasa i merrte nga Rusia. Por kur trupat ruse u futën në tokën ukrainase, ai u dënua nga gjykata popullore. Bazuar mbi këto fakte, është qëlluar nga patriotë të panjohur, si tradhtar i ligjeve në kohë lufte", shkroi ai.
-
Si Edi dhe Saliu ngjanka ky robi. Merr pak nuanca edhe nga Iliri dhe luli.
Përgjigju -
Smë bie ndërmend se ça ndodh përtej kufijve SHQIPËTARË! Por kto Ukrainasit që politika jonë po derdh lot dhe Evropianët do ti fusi në BE sa më shpejt , kta ishin ata që morën pjesë në LUFTËN NDAJ POPULLSISË SË KOSOVËS.Kta ishin ndër besnikët e MILLOSHEVIÇ për zhdukjen e shqiptarve nga trrojet e veta në KOSOVË.Mos qani shumë për Ukrainasit po shifni boni nai gjo për popullin.GJITHSESI KTA DUN KOPJU VETËM PËR VRASJEN E POLITIKANVE TRADHËTARË.Sa më shpejt duhet zbatu edhe në SHQIPËRI.
Përgjigju -
Ofroj ndihmè vullnetare pèr redaktorè gazetash shqiptare, pèr njè GJUHÈ SHQIPE tè kuptueshme dhe tè bazuar nè rregullat e drejtshkrimit gramatikor. Kur nè 10 fjali,,"vrit pèr vdekje",,,èshtè "esenca" e gjithçkaje, atèherè jemi tek TALLAVAJA, jo tek gjuha jonè SHQIPE. Pèrdhunimi i saj, tregon nivelin e kèsaj shoqèrie me 3-7 diplloma juridiku, mjekèsie dhe inxhinierèsh nè xhep, tregon nivelin e arsimimit tè tipit KRISTAL. Tallava artikulli,,,qofte te daja komentuesit. Mjerè ky vènd.
Përgjigju-
Të jap plotësisht të drejtë.????????
-
-
U gotta tie those loose ends
Përgjigju -
Trathtare vriten kudo per veq ne shqipnin
Përgjigju -
Sikur amerikanet te na lejojne lajme nga dy frontet,shume ukrainas pro rus jane vrare kete jave por askush nuk flet. Turp per informacionin e lire.
Përgjigju -
Atehere pse sthoni qe kjo eshte lufte civile ku njeri krah eshte pro rus dhe krahu tjeter pro amerikane
Përgjigju









Komente
Komento