Një trofe, dy skuadra dhe 18 ndeshje! Ishulli me ligën më e vogël në botën e futbollit

Një trofe, dy skuadra dhe 18 ndeshje! Ishulli me ligën më e vogël në botën e futbollit

Fusha ku luajnë Garrison Gunners dhe Woolpack Wanderers

Ishujt Scilly janë një arkipelag në jugperëndim të gadishullit Cornwall në Britaninë e Madhe. Edhe pse Ishujt e Scilly janë pjesë e qarkut të Cornwall-it, që nga viti 1890 ata kanë pasur një autoritet të veçantë lokal. Turizmi është një pjesë e rëndësishme e ekonomisë lokale, së bashku me bujqësinë. Në regjistrimin e vitit 2011, popullsia u vlerësua në 2203 banorë.

Kjo është ajo që dikush do të gjejë në internet nëse dëshiron të zgjerojë njohuritë e tij për ishujt. Ajo që nuk do të gjejë dhe që e bën të veçantë këtë vend, është se edhe në këtë pikë të vogël luhet futboll. Mund të ndodhë që skuadrat që pretendojnë titullin çdo vit të jenë vetëm... dy, por kjo nuk e pakëson interesin dhe konkurrencën, ndërkohë që disa herë mes spektatorëve ka pasur edhe yje të mëdhenj të futbollit që ndodheshin aty me pushime.  

Dy skuadrat janë Woolpack Wanderers dhe Garrison GunnersPërveç 18 herëve që do të takohen për të fituar kampionatin, skuadrat luajnë edhe disa të tjera për Kupën, Superkupën që janë ndeshje teke, por edhe Kupën e Ligës që është me vajtje-ardhje dhe disa herë kanë arritur te gjuajtja e penalltive.

Disa vite më parë konkurrenca ishte më e madhe pasi kishte katër klube që luftonin për lavdi dhe trofe. Por një rënie prej 6.8% e popullsisë së ishujve nga viti 2011 në 2021 dhe një rritje e moshës mesatare të banorëve nga 46 në 50 vjeç, pasi të rinjtë kërkojnë fatin më të mirë gjetkë, ishin arsyet pse çuan në shpërbërjen e dy nga katër klubeve.

Pozicionimi i ishujve

Wanderers dhe Gunners jenë ata që kanë mbetur. Të gjitha ndeshjet luhen në Garrison Field në ishullin më të madh, Shën Maria, i cili ka një popullsi prej 1700 banorësh dhe të dy skuadrat takohen çdo të dielë në mëngjes midis tetorit dhe kohës së Pashkëve (zakonisht fund prilli).

Për disa mund të duket qesharake, e lodhshme apo monotone, por për ata që luajnë është pjesë e pandashme e jetës së tyre. “Njerëzit pyesin nëse bëhet paksa e mërzitshme dhe e përsëritur, por është mirë të vraposh dhe është argëtuese. Shumë prej nesh jemi miq edhe jashtë fushës. Por vendi është shumë i vogël”, shpjegon Will Lethbridge, i rritur në ishull teksa ka luajtur në ligë prej disa vitesh, duke shtuar: “Natyrisht që të gjithë e njohin kundërshtarin e tyre, pikat e forta dhe të dobëta. Ka disa të verdhë, kartona dhe disa nerva në lojë, por jo rivalitete afatgjata apo grushta apo diçka të tillë”.

Për të ruajtur sa më shumë konkurrencën dhe për të mos përcaktuar çështjen e titullit që në ndeshjet e para, në fund të çdo sezoni skuadrat... shpërbëhen dhe rikrijohen që në fillim. Praktikisht kjo do të thotë se janë dy kapitenë të përhershëm që zgjedhin lojtarët nga ata që janë në dispozicion. Në fakt, që të mos ketë keqkuptime mes lojtarëve, radha e përzgjedhjes mbahet e fshehtë, aq sa mund të jetë e mundur në një shoqëri kaq të vogël dhe të mbyllur. Përzierja e skuadrave çdo vit synon gjithashtu të sigurojë që nuk ka lojtarë që janë "të lidhur" me njërën ose tjetrën skuadër, megjithëse disa zbulojnë se ata performojnë më mirë duke luajtur për njërën se tjetrën.

Sigurisht që ka edhe të papritura, pasi këtë vit një skuadër u mbështet shumë në cilësitë e një lojtari, por ai gjeti punë në Zvicër dhe e la skuadën në të ftohtë. Sipas Will Lethbridge, dëmtimet dhe sëmundjet gjithashtu luajnë rol, por ka pak raste që secili ekip mund të ndërtojë një seri të gjatë fitoresh. “Sidoqoftë, këtë vit Wanderers arriti të sigurojë titullin me katër ndeshje para fundit të sezonit, të cilin ata e festuan me stil me një fitore 2-0 më 5 mars”, theksoi Lethbridge.

Në një shoqëri kaq të vogël dhe në një ligë me vetëm dy skuadra, ka shumë gjëra të papritura që mund të ndodhin, edhe gjatë lojës. Disa që janë policë bashkiakë ose zjarrfikës morën një telefonatë duke luajtur dhe u larguan për në detyrë, ndërsa në një ndeshje tjetër, një lojtare fermer në pjesën e parë u njoftua se i kishin ikur lopët dhe duhej t'i mblidhte ato.  

Herë të tjera, njëra skuadër i “huazon” lojtarët tjetrës për të plotësuar formacionin fillestar dhe ka pasur shumë ndeshje të shtyra për shkak të mungesës së lojtarëve. Ky i fundit është edhe problemi më i madh i traditës futbollistike të ishujve për të vazhduar në të ardhmen, pasi duke qenë se moshat mbi 16-vjeç janë të detyruar të transferohen në Cornwall për të vazhduar shkollimin, nuk mund të luajnë. “Ekziston gjithmonë rreziku që liga të mbarojë pa lojtarë”, thotë Lethbridge. “Sapo njerëzit mbushin 16 vjeç, ata shkojnë në kontinent, kështu që ne humbim rreth gjashtë fëmijë çdo vit. Rreth pesë apo gjashtë vjet më parë, ne kishim vetëm tetë lojtarë për ekip”. Mirëpo, ka edhe të kundërtën, pasi kur dikush i moshuar kthehet në atdhe, afrohet menjëherë për t'u bërë anëtar i njërit grup ose tjetrit. Natyrish tnuk ka kufi moshe për lojtarët e Wanderers dhe Gunners. Ata që mund të luajnë janë ose 50 ose edhe 70 vjeç, pasi një rast të tillë ka pasur edhe në të kaluarën. Ky është Chas Wood, i cili kishte shërbyer edhe si sekretar i autoritetit organizator.

Krahas dueleve mes tyre, dy skuadrat kanë edhe... ndeshje ndërkombëtare, por gjithmonë në shtëpi. Është trofeu i Lyonesse, një ndeshje kundër Dynamo Choughs, një ekip i përbërë nga lojtarë amatorë nga rajonet fqinje. Trofeu që i është dhënë fituesit është vetëm një centimetër i lartë dhe është bërë aq i famshëm ndërkombëtar sa edhe FIFA tani mban një kopje në zyrat e saj.

Reputacioni i ligës ka tërhequr edhe interesimin e kompanive të mëdha për të promovuar produktet e tyre. Ashtu si Vodafone që përdori ishullin si bazë për një fushatë reklamuese të 2019, por edhe Adidas që në 2007 filmoi një pjesë të fushatës "Dream Big" atje. Futbollistë të tillë si Beckham, Steven Gerrard, Vieira, Anderson, Daniele de Rossi dhe Ballack mbërritën në Ishujt e Scilly për të mbështetur futbollistët e rinj, duke dashur të dërgojnë mesazhin se futbolli mund të luhet kudo duke shkaktuar gëzim për aq kohë sa zgjatën xhirimet.

Megjithatë, liga më e vogël në botë nuk mund të pretendojë të hyjë në Librin e Rekordeve Guinness, pasi dy skuadrat, për të kursyer para, janë regjistruar në Federatën Angleze të Futbollit si një klub, "Shën Maria Football Club”, prandaj ndeshjet që zhvillohen, nga Federata konsiderohen miqësore. 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë