Faqja e zezë, a jeni në tokë te bukës o njerëz?!

Në Tiranë në protestën pro palestinezëve mbahen pankarta që i bëjnë dëm çështjes së Kosovës dhe kauzës sonë shume vjeçare për te cilën janë sakrifikuar shumë gjenerata. Të krahasohet Hamasi me UÇK-në, është agjendë e Serbisë, Rusisë, Iranit e Kinës, të gjithë aleateve anti- perëndimor dhe kundër nesh.

Lajmin dhe fotografinë për këtë proteste e pashë nga një i ri shqiptar që jeton në perëndim Enis Gashi i cili po ashtu ka bërë një reagim të cilin ia vlen të shpërndahet dhe mund ta lexoni më poshtë.

Izraeli:

- shtetësia e arritur me ndihmën e fuqive perëndimore

- i rrethuar nga një tufë arabësh armiqësor

- u përballën me gjenocidin pikërisht përpara krijimit të shtetit të tyre

- armiku kryesor i boshtit Rusi-Kinë-Iran-Serbi

- ishte viktimë e terrorizmit arab me mbështetjen iraniane vitin e kaluar

- njeh Kosovën

Kosova:

- shtetësia e arritur me ndihmën e fuqive perëndimore

- i rrethuar nga një tufë sllavësh jugorë armiqësorë

- u përball me gjenocidin pikërisht përpara krijimit të shtetit tonë

- armiku kryesor i boshtit Rusi-Kinë-Iran-Serbi

- ishte viktimë e terrorizmit sllav jugor me mbështetjen ruse vitin e kaluar

- njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Krahasimi i UÇK-së e cila ishte një ushtri çlirimtare me organizatë terroriste si Hamasi që kreu masakër në Tetor të vitit të kaluar është një fyerje për çështjen tonë dhe për UÇK-në. Absolutisht e neveritshme.