Një pikë grumbullimi makinash në zonën e Kasharit në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Shllungat e tymit kanë pushtuar një pjesë të konsiderueshme të banesave në atë zonë. Ende nuk ka një njoftim për shkakun e kësaj ngjarjeje. Dëmet materiale që ka shkaktuar kjo vatër zjarri janë të konsiderueshme.
Fillimisht ka marrë flakë një automjet dhe djegia e gomave ka shkaktuar edhe tymin. Më pas flakët janë përhapur edhe në makinat përreth. Shërbimet zjarrfikëse kanë arritur që të mbajnë nën kontroll flakët.