Një vajzë 10 vjeçe akuzohet për
vrasjen e foshnjes 3 muajshe

Një vajzë 10 vjeçe akuzohet për <br />vrasjen e foshnjes 3 muajshe
SHBA, PORTLAND - Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Maine të Portland, por nuk është raportuar nga autoritet për shkak të moshës së mitur të autores së dyshuar të vrasjes. 10 vjeçaria është i pari fëmijë që akuzohet për vrasje në Maine të paktën në 25 vitet e fundit, raporton Associated Press.

Foshnja Brooklyn Foss-Greenaway ishte lënë nga prindërit për të kaluar natën në shtëpinë e dados në Fairfield. Kujdestarja ka lajmëruar spitalin se fëmija nuk po merr dot frymë dhe pak minuta më vonë foshnja ka ndërruar jetë.

Ndërsa vetë nëna është lajmëruar nga autoritet për vdekjen e foshnjës së saj. Autoritet i kanë treguar nënës se fëmija ka vdekur nga mbidoza e medikamenteve por i janë gjetur edhe shenja dhune në fytyrë.

Nëna e foshnjës ka thënë se e ka lënë fëmijën në shtëpinë e dados edhe herë të tjera dhe ka parë 10 vjeçaren duke i ndërruar pelenat por gjithnjë kanë qenë prezent edhe kujdestarja, pra nëna e saj. Atë natë fëmija ka qenë shtrirë për të fjetur në të njëjtën dhomë me 10 vjeçaren dhe nuk dihet saktë çfarë ka ndodhur. Nëna e foshnjes së vdekur thotë se përgjjegjëse për vrasjen është dadoja dhe 10 vjeçarja./r.d.shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit