Një vit i ‘kyçur’ për restaurim, muzeu arkeologjik i Durrësit do të çelet tetorin e ardhshëm! Koncept krejt i ri për sytë kureshtarë të publikut

Ka nisur restaurimi i Muzeut Arkeologjik të Durrësit me fond 350 milionë lekë të Bashkimit Europian. Drejtori Alban Ramohitaj tha për Report TV se në tetor të vitit të ardhshëm muzeu do të çelet me koncept të ri dhe me tre kate të vizitueshme për publikun. Pritet të ekspozohen amfora antike që deri më tani mbaheshin në fondin e muzeut.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të mbyllet për një periudhë 1-vjeçare, në mënyrë që t’i nënshtrohet restaurimit pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Financuar nga programi i EU4Culture i Bashkimt Europian, ky muze do të pësojë ndryshimin e shumëpritur, për të shtuar amforat dhe të hapen dhe dy kate të tjera të tij për ekspozimin e objekteve të pazbuluara më parë për sytë kureshtarë të publikut.

“Nuk do të kemi vetëm rikonstruksionin e godinës, por një gjasje krejt ndryshe. Sot mund të shohim vetëm katin e parë që është i vizuteshëm. Pas rikonstruksionit do të kemi mundësi të shohim tre katet e muzeut, por dhe në oborr do të kemi objekte të reja, të pazbuluara, që kanë qenë në fondin e muzeut”, tha Alban Ramohitaj drejtor i Muzeut Arkeologjik. 

Duke folur për turizmin kulturor, Ramohitaj theksoi se gjatë muajve janar-shtator, muzeu arkeologjik ka pritur 12 mijë vizitorë.

Kemi pasur vit të mbarë, duke e krahasuar me periudhën e pandemisë që ka qenë zero, këtë vit jemi mirë. Nga janari deri në shtator jemi në shifrat e 12 mijë vizitorëve vetëm në Muzeun Arkeologjik. Flasim për vizitorë me bileta sepse për porpos tyre kemi pasur dhe vzitorë që kanë ndjekur aktivitet e shumta që janë zhvilluar në muze gjatë sezonit veror”, shton Ramohitaj.

Restaurimi pritet të kapë vlerën e 350 milionë lekëve dhe në tetor të vitit të ardhshëm Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të hapë dyert me një konceptim komplet të ri dhe funksione shtesë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja