Me 9 shtator të vitit 2012 Gjykata e Tiranës vendosi që për Armando Kapa të aplikohej Shërbimi i Provës, pas akuzës të plagosjes së rëndë. 33-vjeçari ka plagosur shokun e tij të ngushtë. Ilir Qehajaj është goditur me gotë birrë në qafë nga Kapa, i cili pretendonte se është ofendur nga i dëmtuari.

Ditën e ngjarjes autori bashkë me të dëmtuarin ishin ulur për të pirë birra, kur pas 30 minutash me tyre ka nisur debati dhe ofendimet. Në një moment Kapa është çuar në këmbë duke goditur me gotën e birrës në pjesën e qafës të dëmtuarin.

Nga goditja Qehajaj ka pësuar çarje, të cilat mund ti rrezikonin jetën. Në dëshminë e tij në gjykatë Ilir Qehajaj është shprehur se: I kam kërkuar Armandos që të mos pinte më dhe e kam sharë. Ndërsa Armando ka reaguar duke më goditur një herë të vetme me gotën e birrës që ishte mbi tavolinë. Gjatë kësaj kohe 33-vjeçari ka qenë në periudhën e mbikëqyrjes.