ELBASAN- Një 25- vjeçar i  kërkuar për veprimtari kriminale është vënë në pranga nga policia.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuse"  e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë,  dhe "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit", për 25-vjeçarin Refael Greca.

Ky i fundit në bashkëpunim me E.T, edhe ky i shpallur në kërkim, më datë 26.02.2020, në lagjen "Haxhias", Elbasan,  gjatë një konfliktit për motive të dobëta kanë qëlluar  me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij me iniciale E.B., pa pasoja për jetën

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime e mëtejshme proceduriale.