Regjisori dhe aktori korçar Dhimitër Orgocka është shuar në moshën 84-vjeçare. I shtruar prej dy ditësh në spital pas një hemorragjie cerebrale, artisti nuk arriti t’ia dalë dot.
Dhimtër Orgocka ka realizuar në skenën e teatrove shqipfolëse rreth 105 premiera si regjisor, ndërsa vet ka interpretuar si aktorë mbi 82 role.
Në dramën “Dashuria e madhe” të Fatmir Gjatës ka luajtur rolin e parë, ndërsa drama “Shtëpia në rrugicë” e Teodor Laços do t’i jepte artistit titullin regjisor. Nuk kanë munguar angazhimet e tij edhe në kinematografi, si tek filmat “Yjet e netëve të gjata”, “Gjeneral gramafoni” apo “Asgjë nuk harrohet”.
Shfaqja e fundit, që Orgocka ngjiti në teatrin “Andon Zako Çajupi” është “Kopraci” i Molierit gjatë vitit 2019.
Është vlerësuar me çmime në teatër, por mban edhe titullin “Artist i Popullit”.
Artist i shkelqyer.Respekt e mirenjohje perjete !
PërgjigjuArtist i madh, njeri i mrekullushem.. Ngushellime familjes.
PërgjigjuAktor i madh i korces dhe shqiperise,,ngushellime familjes,,,ky vit paska qene shume i mbrapshte,,na ka marre shume artiste te medhenj....
Përgjigjunjeri shume i mire dhge aktor nga ata qe lene shenja tek njerezit. kishte ze shume te mire dhe ne rolet qe luante ishte vertet aktor nga i cili mund te mesoje shume. model dhe gruaja Dhorka. Ishte nga ata te plejades te aktoreve te cilet tek shuhen lene nga mbrapa si meteoret nje gjerdan te madh drite.
Përgjigju