Një vit më pas, vazhdon hetimi për sulmin ndaj Kapitolit

Një vit më pas, vazhdon hetimi për sulmin ndaj Kapitolit

Një vit pasi përkrahësit e ish-Presidentit Donald Trump sulmuan ndërtestën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në një përpjekje për të penguar konfirmimin e fitores në zgjedhje të presidentit aktual Joe Biden në vitin 2020, qindra individë janë ende në pritje të procesit gjyqësor, nën dyshimet për rolin e tyre në trazira, ndërsa 155 të tjerë kanë pranuar fajësinë.

Çështjet e pazgjidhura janë vetëm një pjesë e përpjekjes për t'i vënë përgjegjësit para drejtësisë për sulmin. Një vit më pas ka ende pyetje në lidhje me ngjarjet e 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara dhe se kush mban përgjegjësi për sulmin më të rëndë në 200 vjet ndaj selisë së Kongresit.

Shumë nga mbështetësit e ish-Presidentit Trump pretendojnë se shkelja nuk ishte serioze, ndërsa kritikët thonë se Trump i udhëzoi përkrahësit e tij të përmbysnin fitoren e zgjedhjeve nga demokrati Joe Biden, duke minuar në thelb procesin demokratik.

Pjesëmarrësit në sulm hynë në sallat e Kapitolit, duke ngritur shqetësime sigurie për ligjvënësit dhe personelin që po përgatiteshin për të konfirmuar fitoren e zgjedhjeve presidenciale nga zoti Biden.

"Unë nuk do ta fal kurrë presidentin - ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara - dhe lakejtë e tij, ithtarët e tij që ai dërgoi në Kapitol - për traumën që përjetoi stafi ynë", tha Pelosi.

Dhoma e Përfaqësuesve hapi procesin ndaj Trump vetëm disa ditë pas trazirave, duke thënë se ai ishte fajtor për nxitjen e kryengritjes. Por Senati i rrëzoi akuzat ndaj ish-presidentit në shkurt 2021.

Ligjvënësit kanë mbajtur seanca të shumta lidhur me dështimet e sigurisë të asaj dite. Në fund të qershorit, Dhoma e Përfaqësuesve ngriti një komision të posaçëm për të hetuar veprimet e Presidentit të atëhershëm Trump.

Paneli ka dërguar thirrje për të detyruar ish-zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe personelin e fushatës së Trump të dëshmojë për veprimet e presidentit atë ditë dhe ditët para sulmit.

Komisioni pritet të publikojë një raport mbi rezultatet e hetimit përpara zgjedhjeve për Kongresi në nëntor 2022, por ato përfundime nuk kanë forcë detyruese.

704 individë janë akuzuar në nivel federal në gjykatat amerikane, për vepra penale duke filluar nga më të lehtat si hyrje të paligjshme deri tek ato më të rënda, përfshirë si dhunë kundër organeve të rendit dhe medias.

Rreth 70 deri në 80 individë të përfshirë në rrjete ektremizmi të brendshëm përballen me akuza edhe më të rënda për konspiracion.

"Këto janë grupet e dhunshme të ekstremizmit të brendshëm, si ‘Proud Boys, ‘The Oath Keepers’, apo ‘Three Percenters’. Ata mendohet se kanë shkuar në Kapitol jo vetëm për të parë fjalimin, apo protestuar, por me një komplot të bashkërenduar, duke filluar nga mbledhja e fondeve, shpërndarja e armëve, marshimi i organizuar drejt shkallëve të Kapitolit, e deri tek lënia e armëve në një hotel në Virxhinia", thotë Prof. Jon Lewis i Qendrës mbi Ekstremizmin në Universitetin “George Washington”.

Pesë persona humbën jetën në trazirat e 6 janarit. Pyetja që vazhdon të debatohet është nëse kaosi u zhvillua spontanisht apo ishte pjesë e një kryengritjeje të planifikuar të drejtuar nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë