Një vit nga masakra në Uvalde, Biden përsërit thirrjen për ndalimin e armëve luftarake

Një vit nga masakra në Uvalde, Biden përsërit thirrjen për ndalimin e armëve luftarake

Presidenti Joe Biden

Presidenti Joe Biden përsëriti thirrjen për ndalimin e armëve luftarake, ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij Jill, mbajtën zi në Shtëpinë e Bardhë për jetët e humbura një vit më parë në një shkollë fillore në Uvalde, të Teksasit.

Tragjedia e 24 majit 2022, gjatë së cilës u vranë 19 nxënës dhe dy mësues, ka qenë më tronditësja ndër disa sulme masive me armë që ndodhën rregullisht gjatë vitit të kaluar.

“Nuk i japim fund dot kësaj epidemie derisa Kongresi të miratojë ligje të logjikshme për sigurinë e armëve dhe t’i mbajë armët larg nga rrugët dhe larg duarve të personave të rrezikshëm, dhe derisa edhe shtetet të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Presidenti Biden.

Sipas një studimi të Universitetit të Miçiganit, më shumë fëmijë dhe adoleshentë në Shtetet e Bashkuara humbën jetën të vrarë nga armët, se nga çdo shkak tjetër gjatë vitit 2020.Presidenti Biden përsëriti thirrjen për Kongresin që të ndalojë armët luftarake automatike AR-15 dhe karikatorët me kapacitet të lartë.

“Vrasësi numër një i fëmijëve janë armët”, tha Presidenti Biden.

“Është koha për të vepruar, është koha për të vepruar. Është koha që t’i bëjmë zërat tanë të dëgjohen. Jo si demokratë apo si republikanë, por si miq, si fqinjë, si prindër, si bashkëqytetarë amerikanë”, tha ai.

Në aktivitetin përkujtimor, Presidenti Biden dhe Zonja e Parë u ndalën në mënyrë solemne pranë katër piedestalëve që mbanin qirinj të ndezur me emrat e fëmijëve dhe arsimtarëve të vrarë.Presidenti Biden foli me tone të buta, duke u ndeshur edhe me emocione, dhe përmendi se po planifikon një ceremoni përkujtimore gjatë fundjavës për përvejtorin e vdekjes së djalit të tij Beau, i cili vdiq nga një tumor në tru në vitin 2015.VOA

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki