Një vit pa Aleks Nikën, Rama:
Hetimi do lehtësojë shpirtrat

Një vit pa Aleks Nikën, Rama:<br />Hetimi do lehtësojë shpirtrat
TIRANË – Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Aleks Nikës, i cili u qëllua me armë zjarri më 21 janar 2011, kryetari i PS. Edi Rama deklaron se hetimi do të jetë lehtësimi për shpirtrat e 4 të vrarëve.
Në rrjetin social Twitter Rama ka përkujtuar një vjetorin e vdekjes së Nikës, i cili disa ditës pas plagosjes humbi jetën në një spital të Turqisë.
“Sot një vit u nda nga jeta dëshmori i katërt i 21 janarit Aleks Nika pas një agonie të gjatë. Ecuria e hetimit lehtësim për shpirtrat e tyre! Drejtësia për 21 janarin është jetike për shtetin e së drejtës dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ndëshkimi i fajtorëve themelor për BE!”, shkruan Rama.

HETIMI
Gjykata e Tiranës i ka komunikuar masën e sigurisë, arrest shtëpie 3 personave të cilët akuzohen nga Prokuroria për 4 vrasjet e 21 janarit 2011.
Ish-komandanti i Gardës Ndrea Prendi, shoferi i tij Margarit Kume dhe përgjegjësi i IT në kryeministri Armando Kasaj dolën para trupit gjykues të kryesuar nga Shkëlqim Mustafa.
Sipas akuzes, Ndrea Prendi ka konsumuar veprën penale të vrasjes, pasi nga arma e tij është vrarë demonstruesi Faik Myrtaj. Atij iu komunikua masa e arrestit shtëpiak.
Në lidhje me regjistrimet e kamerave të sigurisë së kryeministrisë, Prokuroria thekson se rezultojnë se kamerat ishin në gjendje pune dhe se personi nën hetim, Armando Kasaj, ka qëndruar në ambientet e Kryeministrisë pas orës 23.00 të datës 21 janar 2011. Ai akuzohet për fshehje provash dhe gjithashtu është dënuar me arrest shtëpie.
Sa i takon shoferit të komandantit të gardës, Margarit Kume, prokuroria thekson se ai ka ndihmuar komandantim Ndrea Prendin dhe ka ndryshuar tytën e pistoletës me të eprorit. Edhe për Kumen është vendosur arrest – shtëpie.
Komunikimi i masës së sigurisë erdhi dy ditë pasi Gjykata vendosi këtë masë, ndërkohë që prokuroria për të 3 personat kishte kërkuar arrest me burg.

SERVERI
Sipas Prokurorisë së Përgjithshme i dyshuari kryesor për dhënien e urdhërit për ndërhyrje në server është Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Gjergj Lezhja. Sipas Akuzës ekzistojnë dyshime të arsyeshme se Lezhja ka urdhëruar një grup personash mes tyre dhe Armand Kasaj për zhdukjen në mënyrë urgjente të filmimeve. Pavarësisht se ai u ka premtuar prokurorisë, se do linte të paprekura filmimet, një gjë e tillë realisht s'ka ndodhur. Nisur nga kjo situatë, për të mbetet e hapur rruga për ta rimarrë në pyetje, me qëllim sqarimin e pozicionit të tij. Armand Kasaj ka pranuar faktin që ai ka qenë administratori i serverit, pra që ka pasur fjalëkalimin. Këtë ai e ka pranuar edhe nga dëshmia e tij dhënë në prokurori, dëshmi që përputhet dhe me ekspertizën e FBI-së, e cila tregon se akses për tu futur në server ka vetëm administratori, pra mbajtësi i fjalëkalimit. Kasaj s'ka treguar se nga e ka marë urdhrin, dhe se me cilët persona ka bashkëpunuar për fshirjen e filmimeve, duke bërë që momentalisht gjithë përgjegjësia penale lidhur me këtë çështje të bjerë në ngarkim të tij.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim

5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim