Puthje mes kolegësh, kthimi i objekteve personale/ Njihuni me disa 'tronditje' kulturore të njerëzve që udhëtojnë nëpër botë

Puthje mes kolegësh, kthimi i objekteve personale/ Njihuni me disa 'tronditje' kulturore të njerëzve që udhëtojnë nëpër botë

Udhëtimet nëpër vende të huaja na ndihmojnë të njohim kultura të reja por jo gjithmonë përshtatja me to mund të jetë e menjëhershme. Disa njerëzve i duhet një kohë e gjatë të përshtaten me këto ndryshime kulturore ndërkohë që disa të tjerë nuk arrijnë të përshtaten asnjëherë me to.

Për një meksikane është normale të puthesh dhe të përqafohesh më shokët e klasës ndërkohë që gjatë jetesës në SHBA ajo tha se duhej të mësohej të mbante distancën me të gjithë. Rikthimi i saj në Meksikë qe po kaq i vështirë, pasi ju deshën disa muaj të mësohej të ndante ushqimet me të tjerët dhe të përqafonte këdo që do takonte.

Për një amerikane që zhvendoset për të jetuar në Poloni, fillimisht i duhet të mësohet me orët e hapjes së dyqaneve. “Një nga tronditjet më të mëdha për mua ishte se duhet të mësohesha se të dielave dhe gjatë festave të gjitha dyqanet qëndronin mbyllur. Unë gjithmonë bëja shaka me të dashurin tim duke i thënë ‘Polonia është e mbyllur sot’. Jetesa në një vend ku dyqanet nuk mbyllen kurrë, më pengonte të mësohesha me këtë stil jetese”.

Ndërsa për një amerikan pas zhvendosjes në Finlandë, tronditja më e madhe erdhi për shkak të sjelljes së njerëzve në mot të ftohtë. Ai tha se ishte çuditur nga sjellja e finlandezëve në mot të ftohtë. “Njerëzit atje i humbin dorezat dhe kapelet në trotuar dhe të huajt i marrin dhe i vendosin në trotuar në mënyrë që ato të shihen prej personit që i ka humbur. Në shumë raste njerëzve iu kthehen edhe kuletat e humbura me para brenda”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim