Njerëzit e Berishës, mbledhje në zyrat e PD në Korçë, çelësin ia marrin pronarit të godinës! Ristani: Do rrimë gjatë këtu, bëjmë koalicion me LSI-në në vendoret e pjesshme

Njerëzit e Berishës, mbledhje në zyrat e PD në Korçë, çelësin ia marrin pronarit të godinës! Ristani: Do rrimë gjatë këtu, bëjmë koalicion me LSI-në në vendoret e pjesshme

Mbledhja në zyrat e PD në Korçë

 Në Korçë mbështetësit e Sali Berishës kanë zhvilluar mbledhjen brenda zyrave të PD-së në këtë qytet. Sipas informacioneve Arben Ristani dhe mbështetës të tjerë çelësin ia kanë marrë marrin pronarit të ndërtesës.

Ish sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, deputetja Sorina Koti si dhe ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edit Harxhi së bashku me shumë mbështetës që kanë hyrë brenda zyrave të kësaj dege, ndërkohë që nuk kanë hasur në asnjë rezistencë.

Ish-sekretari i PD-së Arben Ristani ka bërë me dije se godina është marrë me një kontratë nga pronarët, godinë të cilën gjithnjë sipas tij do ta mbajnë për një kohë të gjatë. Gjithashtu Ristani ka bërë me dije se do të marrin pjesë në zgjedhje dhe do të jenë në koalicion me LSI-në si dhe forca të tjera.

Po në Qarkun e Korçë, por në Devoll, zhvillonte takim me demokratët anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Salianji. Ai tha se për zgjedhjet e ardhshme PD do t'i zgjasë dorën kujtdo qe ka kontribut. 

"Si shumë prej demokratëve të tjerë e kemi nisur nga zero dhe e di si është rrugëtimi brenda partisë, i di hilet, padrejtësitë dhe mungesën e meritës! Bashkë kemi  zgjedhur të ardhmen dhe së bashku do ti shtrijmë dorën kujtdo që ka kontribut, zotimi është se gjithkujt do ti jepen mundësi dhe jo ofiqe tarafesh të ngushta", tha Salianji.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:58
Demokratët me 2 kandidatë në vendoret e pjesshme? Salianji nga Devolli: I zgjasim dorën kujtdo që ka kontribut

1642791545_2722357994749002639950403469448879356972887n.jpg

Kur duhen më pak se 45 ditë që shqiptarët në 6 bashki t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit vendorë, demokratët janë më të ndarë se kurrë. Po flitet për 2 kandidatë, një të palës së Bashës dhe një të Berishës, teksa nga Lushnja erdhi sot thirrja për bashkim.

Për deputetin Ervin Salianjin PD do t'i zgjasë dorën kujtdo qe ka kontribut.  Nga Devolli i Korçës teksa zhvilloi një deklarim me demokratët atje ai tha se gjithkujt do t'i jepet mundësia.

"Si shumë prej demokratëve të tjerë e kemi nisur nga zero dhe e di si është rrugëtimi brenda partisë, i di hilet, padrejtësitë dhe mungesën e meritës! Bashkë kemi  zgjedhur të ardhmen dhe së bashku do ti shtrijmë dorën kujtdo që ka kontribut, zotimi është se gjithkujt do ti jepen mundësi dhe jo ofiqe tarafesh të ngushta", tha Salianji.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?