Njëri kishte armë me vete, tjetri lëndë narkotike në makinë, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër, në kërkim bashkëmoshatari tjetër

SHKODËR- Një 22 me iniciale B.C, ka rënë në pranga pasi mbante me vete një armë zjarrit të llojit pistoletë pa leje, njëkohësisht një sasi lënde narkotike e llojit kanabis ndodhej brenda makinës në të cilin ai ishte pasagjer, ndërsa shoferi braktisi mjetin dhe i iku kontrollit të policisë.

Drejtuesi i mjetit ishte një 22-vjeçar me iniciale T.P., dhe është shpallur në kërkim. Ai braktisi makinën kur polica do të kryente kontrollin në lagjen “Iliria” të qytetit dhe duke përfituar nga errësira u largua.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën