Gazetari i Report Tv Artan Hoxha në një lidhje telefonike pas arrestimit të Zamir Sijani deklaron se sipas burimeve të tij janë identifikuar edhe pesë persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim. Ndërkohë që sikur duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv në përleshjen me shufra hekuri janë shtatë persona (shiko këtu).
"Në protestë ka qenë një kontigjent kriminal. Si është e mundur që të ishin pajisur me leva dhe mjete të fortë, a thua të ishin një bandë gangsterësh për të sulmuar një grup rival?! Ymer Çela në dëshminë e tij fillimisht ka thënë se është goditur me qytë pistolete dhe më vonë ka thënë se ishin militantë të LSI. Sherri ka nisur kur po kalonte një militante e LSI-së me flamur në dorë.
Fillimisht Erjoni i ka kërkuar që ta heqë. Në ndihmë të zonjës u afrua një invalid, një person me një patricë. I doli në mbrojtje militantes së LSI dhe i ka thënë Erjonit se nuk ka pse të heqë. Debati mes invalid dhe Erjonit kaloi në ofendime dhe një grup personash që e njihnin gruan ndërhynë dhe sulmuan babë e bir, janë identifikuar të tjerë dhe janë shpallur në kërkim. Janë gjashtë persona të përfshirë, njëri u kap, ndërsa pesë të tjerët janë në kërkim, pasi janë identifikuar" tha ai.
Ore a bëhet Shqipria me të till fundërrina pa pik njerzilliku vetëm kafsh me fytyr njeriu. E këta jan të gjith pjella e malokut kriminel kuçedra salhe bitha.
Përgjigju