'Njeriu dhe natyra'/ Piktori Shpëtim Hoxha çel ekspozitën në Fier

Piktori Shpëtim Hoxha prezanton në galerinë “Vilson Kilica” ekspozitën “Komunikim Arketipal”. Ai ka përzgjedhur për vizitorët fierak punët e tij më të mira, duke i vendosur në një rend kronologjik, që fillon me komunikimin, e përfundon me kaosin. Vëmendje të madhe në tablotë e tij, piktori fierak i ka dhënë identitetit komunikimit dhe të njeriut me natyrën.

"Këtë ekspozitë ia kam dedikuar punës që kam bërë në Universitetit. Titullohet Komunikim Arketipal. Sepse në kozmos, sipërfaqja e zezë e qiellit ishte arketipi i parë ku njeriu krijoi simbolet edhe komunikimet e tij. Këto arketipe i përdorim për t’i dhënë një lloj shpërblimi racional fenemoneve natyrore. Jam munduar që të jap një sens logjik, duke nisur nga komunikimi e duke përfunduar tek kaosi” tha ai.

Piktori për veprat e tij, ku ndërthur ngjyrat, teknikën dhe dimensionet, është vlerësuar me çmime edhe jashtë vendit, si në Vatikan edhe Itali.  “Ky lloj arti është një lloj arti që e kam konsideruar një lloj shkëndije në lidhje me ndërgjegjen e njeriut. Forma materiale, piktura e arketipit. Arpetipi komunikon gjithmonë me psikikën. Është e pamundur, që me punë të tilla, mos të kesh një lloj vlerësimi. Është vlerësuar më shumë vepra krijuese e artistit. Duke u gërshetuar në mënyrë harmonike me njëra-tjetrën” tha piktori Shpëtim Hoxha. Ai punët e tij i ka prezantuar edhe në ekspozita kolektive, si në SHBA, Francë, Itali dhe Spanjë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë