Njeriu i Hafizit tenton të regjistrojë
mbledhjen, grushte te LIBRA/VD

Njeriu i Hafizit tenton të regjistrojë<br />mbledhjen, grushte te LIBRA/VD<br>
Partia LIBRA e Ben Blushit ndodhet në ditët e saj më të vështira që prej themelimit dy vite më parë. 

Pas emaileve plot mllef mes dy themeluesve, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, ku flitej qartë për përkeqësimin e raporteve partiake mes tyre, në një mbledhje të zgjeruar të LIBRA-s një ditë më parë pranë Rrugës së Elbasanit, ka ndodhur edhe një konflikt fizik mes anëtarëve. Në këtë mbledhje nuk ka marrë pjesë ish-deputetja Mimoza Hafizi, por ka dërguar një përfaqësues të saj. Ky i fundit ka tentuar të regjistrojë mbledhjen, por është kundërshtuar nga pjesa tjetër. Në këtë moment ai është nxjerrë jashtë ku edhe ka nisur konflikti fizik, pasi ai është qëlluar me grushte. 

I pranishëm gjatë incidentit ka qenë edhe vetë kreu i LIBRA-s, Blushi i cili është parë mjaft i shqetësuar për atë që po ndodhet përpara syve të tij. Mësohet se sherri me grushte mes anëtarëve të kësaj force politike është shuar vetëm pas mbërritjes së policisë të cilët kanë vënë në kontroll situatën. /Lajmi është marrë nga newsbomb.al

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat