Ditën e sotme është inagururar statuja më e gjatë në botë. Ajo quhet statuja e Unitetit ndodhet në Indi dhe portretizon një nga baballarët e kombit indian, Sardar Vallabhbhai Patel. Mediat lokale shkruajnë se Sardar ishte një figurë shumë e rëndësishme për Indinë.

Vendasit e quanin “Njeriu i hekurt” dhe njihet për rolin e tij në integrimin e 500 principatave në Unionin Indian, pas pavarësisë së vendit. Deri më sot statuja më e lartë në botë njihej Tempulli i Budës në Kinë, por kjo e fundit ja ka kaluar pasi është 240 metra e lartë.

Statuja e Unitetit është e ndërtuar nga brozi dhe thuhet se ka kushtuar rreth 420 milionë dollarë. Inaugurimi u bë me rastin e 143 vjetorit të lindjes së ‘Njeriut të hekurt”.