Njeriu që kallëzoi skandalin, Çelaj: Një topograf na informoi se na grabitën pronën

Njeriu që kallëzoi skandalin, Çelaj: Një  topograf na informoi se na grabitën pronën

Gjekë Çelaj, njëri nga kallëzuesit e skandalit të pronave në prokurorinë e Lezhës, ka reaguar pas lirimit të pjesës më të madhe të personave të arrestuar nga prokuroria, përfshirë këtu dhe kryebashkiakun e qytetit. Çelaj tha se sipërfaqen tokësore që është tjetërsuar e kanë të trashëguar dhe se për këtë tokë, disponojnë dokumenta të vjetra dhe një vendim të vitit 2006 të gjykatës së Lezhës, i cili njihte ata si traShëgimtarë. Sipas Çelaj, një topograf në Lezhë i ka vënë në dijeni se tokën e kishin humbur, pasi persona të tjerë ishin bërë pronarë të kësaj sipërfaqe toke, duke e rregjistruar dhe në hipotekë.

Sipas Gjekë Çelaj në muajin gusht 2017 ne, si trashegimtarë të ligjshëm të një pjese të pronave të grabitura, jemi vënë në dijeni nga një topograf se kishte shumë mundësi që dikush na kishte marrë pronat. Menjëherë u vumë në levizje dhe bëmë verifikimet tona dhe, fatkeqësisht, rezultoi se ishte e vërtetë. Atëherë unë bëra një kallëzim penal në Prokurorinë e Lezhës të cilës i dërgova edhe vendimin e Gjykatës së Lezhës të vitit 2006 që na njihte si trashëgimtarë të ligjshem dhe, gjithashtu, i dërgova edhe disa dokumente të Arkivit Shtetëror, të kohës së Zogut dhe të vitit 1945 që provonin pronësinë tonë.

Prokuroria filloi hetimet dhe pas dy javësh, me vendim të gjykatës Lezhë, prona u vendos nën sekuestro. Unë pata informuar thuajse të gjitha institucionet shtetërore rreth asaj që kishte ndodhur dhe m’u përgjigjen me korrektësi vetëm Prokuroria Lezhë, Policia e Shtetit dhe Zyra e Avokatit të Popullit. Siç e dini, hetimet çuan në arrestimin e disa personave. Jam tërësisht i çuditur me dy fakte:Përse dikush, për interesa politike mobilizon tufat e budallenjve në Lezhë për të protestuar kundër një procesi penal, aq më shumë që gjithë populli i Lezhës e di se në bregdetin e Lezhës është bërë kërdia me pronat dhe këtu janë të implikuar zyrtarë të mëparshëm dhe aktualë lokale. Siç e dini edhe ju, krimi nuk ka ngjyra politike.

Ngjyrat e krimit janë dy: Imoraliteti dhe paligjshmëria. Si mundet që ”drejtesia” shqiptare të gjejë prova të mjaftueshme për arrestimin e dikujt ditën e premte dhe pasi në Lezhë e deri në Tiranë fryu stuhi (mesa duket stuhia i ka dërguar gjyqtarit ”faqen Nr.13 ” të dosjes që kishte harruar ta lexonte) gjatë fundjavës, doli që provat janë ”të pamjaftueshme” dhe ”fatkeqët” që kanë vjedhur 235 mijë metra katror toka tani duhet të sigurohen për 24 orë me policë tek shtëpia. Ne si trashëgimtarë të pronës na intereson kthimi i pronës në gjëndjen e mëparshme juridike dhe megjithë dëmin që na kanë bërë,”drejtesia” në dashtë t’i dënojë, t’i lirojë ose t’i shpallë ”heronj të demokracisë dhe të moralit të saj“.

Ajo për të cilën unë, ashtu si organi i hetimit dhe policia që është marrë me çështjen, jam i sigurt është fakti se nuk kemi të bëjmë me gjëra të rastit, s’poradike dhe as pakujdesi por me një rrjet të mirëorganizuar, koordinuar i cili ka përvetësuar pronat dhe, një pjesë e zyrtarëve shtetëror kanë marrë shpërblimet në të holla. Si popull, kemi gati tri dekada që na kanë hypur në qafë gangsterët politikë, banditët e ”drejtësisë” dhe budallenjt që bëhen vegla të verbëra të tyre.

Gjithashtu, me duhet t’ju them se as Edi Rama dhe as deputeti i zonës, Pjerin Ndreu nuk kanë kurrfare meritash në ndjekjen e çështjes dhe konkluzionet e hetimit pasi qëndrimet e tyre, gjatë gjithë kësaj kohe kanë qënë të heshtura, megjithë informacionet që iu kemi dërguar. Madje,nuk kemi marrë asnjë lloj reagimi prej tyre. Prandaj, mos iu jepni atyre merita që s’i kanë dhe i kërkoj politikës, majtas dhe djathtas, të rrijë larg kësaj çështjeje. Ne jemi dhe do të jemi të vendosur deri në fund në kthimin e të drejtave tona të shkelura.

d.b/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve