Njeriu simbol i penës, Mustafa Qulli, i harruar! (VIDEO)

105 vite më parë, në Fushën e Shtojit në Golem 15 ushtarë malazezë vrasin pabesisht dy nga figurat më me peshë të kohës: luftëtarin Çerçiz Topulli  dhe gazetarin Mustafa Qulli. Njëri simbol i pushkës e tjetri i penës. Mustafa Qulli  (Leskovik, 1887 - Shkodër, 17 korrik 1915), drejtor i gazetës “Populli”, që po bënte rezistencë titanike ndaj pushtuesve me artikuj për çështjen kombëtare, u vra në moshën 28-vjeçare, si e vetmja mënyrë për të bërë patriotin të heshtte për pazaret që bëheshin më Shqipërinë.

“Ka qenë Mustafa Qulli ai që ka mediatizuar maksimalisht çështjen e shkronjave shqipe në një nga titujt e “Dritës”, ku thotë: “Liri për shkronjat shqipe”. “Drita” u botua në Manastir në vitin 1911 menjëherë pas reaksionit xhonturk. Ky moment shpërthimi lirie shprehet fuqishëm në gazetarinë shqiptare, që merr një tjetër ritëm në atë kohë”, shprehet juristi Heral Saracci, i cili është familjari i tij.

Ndonëse fare i ri në moshë, përpjekjet e Dëshmorit  të Atdheut për të forcuar shtetin e ri shqiptar që si kishte mbushur ende 3 vjeç, mund të krahasohen me  ato të një ushtrie gazetarësh idealistë. Historia e vendit, të cilit ai i dedikoi rininë, jetën e tij, duket se e ka lënë të mënjanuar. Një pllakë përkujtimore në Leskovikun e tij, është një lloj ndërgjegjësimi, por figura shumëdimensionale e Mustafait, si gazetar, publicist, satirist, botues, mësues, veprimtar nacionalist pret ende të shpëtojë nga kthetrat e harresës.

“Me dëshirën për t’i përkujtuar familjarët tanë, pastaj një pasardhësin tim, por edhe për të dhënë edhe kontributin qytetar për një figurë të ndritur të nacionalizmit shqiptar, siç është Mustafa Qulli, brilant në gazetari, ndërmorëm këtë iniciativë, për vendosjen e pllakës përkujtimore në qytetin e lindjes së tij në Leskovik. Për fat gjetëm dashamirësi edhe bashkëpunim nga autoritete lokale, të njësisë vendore të Leskovikut edhe Bashkisë kolonjë, që duam që t’i falënderojmë”, shprehet Saraçi.

Mustafa Qulli, më shumë se një shekull më parë përmes gazetave të tij “Drita”, “Populli, “Drita e Popullit”, dha shembullin e gazetarit, që bërtiste të vërtetën dhe e vinte atë në shërbim të vendit.

“I jam drejtuar dy herë Ministrisë së Kulturës. Së fundmi, i kërkova MK-së, që të organizojë një veprimtari në nivel shtetëror dhe kombëtar. Por përgjigjja ishte: “Duhet t’i drejtohem Ministrisë së Mbrojtjes, sepse Mustafa Qulli është Dëshmor i Atdheut”. Kam mbet i çuditur, më mirë mos të kisha marrë përgjigje. Si është e mundur që një Dëshmor i Atdheut nuk vlerësohet për punën e tij, si kulturore dhe gazetareske?!”.

Beteja e tij, për të zbardhur historinë, për një shtet me udhëheqës të mençur e të ndershëm, për të ndërtuar ardhmërinë e vendit përmes dijeve dhe zhvillimit, është një betejë që skalit faqen e bardhë të së kaluarës, dhe i bën mirë të ardhmes.

1595428598_7.jpg

Mustafa Qulli

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja