Njerka 59-vjeçare dhe djali i bashkëshortit të saj 33-vjeçar kanë përfunduar në dyert e policisë, për shkak të konflikteve të shumta me njëri-tjetrin. Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë me dije se ngjarja është shënuar ditën e mërkurë në banesën e tyre që ndodhet në rrugën “Haxi Kika”. Burimet theksuan se 59-vjeçarja H. Ç., nuk e lejonte djalin e bashkëshortit të saj K. Ç., që të futej në banesë.
Këto veprime kanë bërë që 33-vjeçari të ushtrojë dhunë fizike mbi njerkën e tij. Pas kësaj ngjarjeje, 59-vjeçarja është paraqitur në Komisariatin nr. 2 në kryeqytet duke denoncuar djalin e bashkëshortit të saj, po ashtu ka vepruar edhe i riu. Tashmë materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vendosë mbi dy protagonistët e ngjarjes.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com