Një 24-vjeçar shqiptar ka tmerruar kalimtarët me mjetin e tij “Audi’ nëpër rrugët e rajonit Carlisle, teksa po tentonte t’i shpëtonte policisë britanike.
I riu i quajtur Françesko Ago po lëvizte me 145 kilometra në orë, me qëllim për të evituar kontrollin nga policia.
Pas ndalimit të makinës, atij iu gjetën 10.5 kg kanabis. Gjatë drejtimit të automjetit me shpejtësi skëterrë, i riu shqiptar rrezikoi ndër të tjerë edhe një grua me karrocë bebesh.
Sipas mediave britanike. ai u dënua me 14 muaj burg nga autoritetet britanike, ndërkohë që avokati i tij tha se ai ishte thjesht një korrier droge dhe se kishte shumë nevojë për para.