Nga vrasja e gjyqtarit Konomi, te rrëmbimet në Vlorë, gjobat, droga e tritoli/ Ja kush ishte shënjestra e atentatit në Durrës

Nga vrasja e gjyqtarit Konomi, te rrëmbimet në Vlorë, gjobat, droga e tritoli/ Ja kush ishte shënjestra e atentatit në Durrës

Skerdilajd Konomi

Edison Harizaj u ekzekutua me disa plumba kallashnikovi, ndërsa shoku i tij u plagos rëndë, e më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës pas një atentati në Durrës mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Por kush ishte Edison Harizaj?

Report Tv zbardh të kaluarën kriminale të viktimës. Ai ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend dhe i njohur si miku i Emiljano Shullazit.  39-vjeçari njihej si Edison Faqedjeguri, pasi në moshë të vogël kishte pësuar një djegie në faqe, ndërsa ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Por pas daljes nga burgu ka vijuar sërish aktivitetin kriminal.  Emri i tij është i lidhur edhe me zhdukjen e Albano Xhaferrit dhe Elvis Troqes në Vlorë, bazuar te dëshmia e Gazmend Merkajt, i penduari i drejtësisë. Harizaj ishte marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për dy të zhdukurit, por ka mohuar gjithcka. 

Në19 tetor 2018 Shqiptaja.com publikoi lajmin ekskluziv se Gazmend Merkaj, një person i njohur në Vlorë është vetëdorëzuar në 1 gusht 2018 në Policinë e Fierit, ka pranuar të dëshmojë vetëm pak orë pasi kishte raportuar në policinë e Vlorës së në automjetin e tij tip BMË, ishte vendosur një sasi eksplozivi. Por pas mbërritjes së forcave xheniere dhe kontrollit fizik të makinës, pas pesë orëve u konstatua se automjeti ishte i pastër. Pas kësaj ngjarje Merkaj është paraqitur në Policinë e Fierit, ku ka dorëzuar një pistoletë që kishte pa leje dhe ka shfaqur gatishmërinë për të treguar një krim të rëndë, siç është vrasja dhe zhdukja e të riut Albano Xhaferit në Vlorë.

Merkaj shpjegoi se ka dijeni për zhdukjen e Albano Xhaferit, pasi ka qenë me Ardit Kolën, Aleksandër Çaushajn dhe Ilir Shakën që kanë rrëmbyer Albano Xhaferrin me qëllim për ta dorëzuar në ambientet e Kompleksit “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë, për llogari të Edison Harizajt. Gazmend Merkaj ka shpjeguar gjithashtu se ka mësuar nga Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj se Albano Xhaferi është vrarë me mjete të forta që në momentin që është marrë në automjetin e markës “Audi” me targë AA 560 TR dhe më pas është dërguar për në garazhet në posedim të Edison Harizajt në Kompleksin “Oslo”.

Lidhur me zhdukjen e Xhaferrit ai ka shpjeguar se është kryer me urdhër të Edison Harizaj, për shkak se Albano Xhaferi ka pasur dijeni për autorët e tentativës së vrasjes së Ferdinant Llanajt në muajin nëntor të vitit 2017. Nga atentati mbetën të plagosur Ferdinanat Llanaj, Dritan Bega si dhe një i mitur 8-vjeç. Gjithashtu burime te Report Tv bëjnë me dije se Edison Harizaj është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por nuk u gjetën prova. Harizaj dyshohej se u vinte gjoba në Vlorë biznesmenëve, merrej me trafik droge dhe vendosje eksplozivi. Edison Harizaj njihej si ndër personat më të rrezikshëm ne Vlorë dhe si i forti i këtij qyteti. Deri tani janë ngritur pika të shumta kontrolli për të arrestuar autorët, por nuk ka asnjë të ndaluar.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Berisha zbarkon te ‘Sheshi Uillson’, bën ‘qepalla’ dhe përqafime me Gazment Bardhin e Tedi Blushin! Protesta drejt mbylljes

Berisha zbarkon te ‘Sheshi Uillson’, bën ‘qepalla’ dhe përqafime me Gazment Bardhin e Tedi Blushin! Protesta drejt mbylljes