Njihet si anti-shqiptar i tërbuar! Kryeministri shqiptar, Dritan Abazoviç fton nacionalistin serb të bëhet ‘Qytetar Nderi’ në Mal të Zi

Njihet si anti-shqiptar i tërbuar! Kryeministri shqiptar, Dritan Abazoviç fton nacionalistin serb të bëhet ‘Qytetar Nderi’ në Mal të Zi

Abazoviç dhe Djokoviç

Pas Vlade Divaç, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka ftuar tenistin e njohur serb, Novak Djokoviç, i cili njihet për qasjen e tij anti-shqiptare dhe ekstremiste serbe të bëhet “Qytetar Nderi” i Malit të Zi.

Teksa vizitoi ekipin e basketbollit në Manila, në kuadër të triumfit të malazezëve, të cilët kalua turin e parë të Mundobasket, kreu i Malit të Zi ka shprehur dëshirën për të bërë “Qytetar Nderi”,  Djokoviç, nacionalistin serb i cili njihet për qasjen e tij anti shqiptare.

“Më vjen mirë që e bëra vetë atë. Vlade Divaç është një legjendë, këta njerëz, për shkak të rrethanave një pjesë të jetës e kaluan në Mal të Zi në karrierën e tyre  Është një gjë e mrekullueshme, personalisht mendoj se do të bëjmë diçka të ngjashme me Djokoviçin. Është një adhurues i madh i Malit të Zi, qëndron shpesh aty, çfarë ka më mirë se të mblidhemi nga njerëz rreth të cilëve kemi mendime të pandara. Rreth të cilit është e lehtë të gjallërohen të tjerët, për të ndjekur shembullin e tyre, edhe nëse ai është i paarritshëm. Në përgjithësi, mendoj se sporti na ndihmon shumë për të kapërcyer në një mënyrë shumë më të lehtë disa nga vështirësitë që kemi, politike apo ekonomike. Mbështetja ime është e plotë për njerëzit që janë një markë globale. Nuk janë markë vetëm e Serbisë, as e Malit të Zi, janë markë globale. Mendoj se kanë respekt të barabartë në Filipine, në SHBA, në Afrikë dhe natyrisht në vendet nga vijnë”, tha Abazoviç.

Abazoviç ka shpjeguar gjithashtu se sa shumë e respekton Novak Djokoviçin dhe familjen e tij.

“Jemi në kontakt, jemi takuar edhe në gjysmëfinale të Champions League. Do më pëlqente personalisht, nëse kjo është edhe dëshira e tij të bëhej “Qytetar nderi”. Është çështje vullneti, ai është po aq i mirëpritur edhe pa të”, tha Dritan Abazoviç.

Gjokoviç është një tenist i talentuar por ai është edhe një ekstremist i sëmurë. Disa herë është shfaqur me deklarata dhe qëndrime nacionaliste.

Një rast, pikërisht në Malin e Zi, gjatë një darke në Budva, u pa të shoqëronte me gjeste një nga këngët antishqiptare që qarkullojnë në rajon, teksa pamjet kanë bërë xhiron e botës.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/09/2023 03:12

    Pse ka ndonje serb qe nuk eshte nacionalist ekstrem,apo te jete pro shqiptar?! Djokovici eshte nacionalist serb,por eshte dhe nje nga tenistet me te mire ne bote dhe eshte ftuar ketu nga kr/min.i Malit te Zi qe qelloi gjithashtu te jete shqiptar,por ky veprim eshte bere per te bere per vete pakicat serbe te Malit te Zi.Reagimi ndaj ketij veprimi i takon vetem pjeses se popullsise malazeze jo serbe te Malit te Zi e askujt tjetri.Nese ata jane O.K.me kete veprim e jane ne gjendje te shohin pertej perdes se nacionalizmit e merive shekullore balkanike,atehere nuk ka asnje problem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë