Njihuni me 3 'titanët' e serisë më të fundit Galaxy S24, Bëhuni gati të hyni në epokën e re të përvojës mobile

Njihuni me 3 'titanët' e serisë më të fundit Galaxy S24, Bëhuni gati të hyni në epokën e re të përvojës mobile

Samsung Electronics ka zbuluar pak ditë më parë tre "titanët" e gjeneratës më të fundit, Galaxy S24. Galaxy S24 Ultra, Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 hapin dyert drejt një epoke të re duke shpalosur përvoja të reja celulare me Galaxy AI. Inteligjenca artificiale e inkorporuar në këto pajisje, fuqizon edhe më tej këto pajisje, përdoruesit dhe shënon hapin e parë të një dekade revolucionare. Mënyra si keni komunikuar, si kemi shkrepur fotot, apo naviguar në internet ndryshon me këtë seri. Seria Galaxy S udhëheq rrugën drejt një epoke të re që do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si pajisjet celulare fuqizojnë përdoruesit. Galaxy AI prezanton inteligjencë kuptimplotë që synon të përmirësojë çdo aspekt të jetës sonë, por le të shpalosim disa shembuj sesi kjo e fundit do të na vijë në ndihmë.

ProVisual Engine e serisë Galaxy S24 është një paketë gjithë-përfshirëse mjetesh të fuqizuara nga AI që transformojnë aftësitë e kapjes së imazhit dhe rrisin në maksimum lirinë krijuese në çdo hap, duke filluar nga vendosja e një fotografie deri tek shpërndarja e saj në rrjetet sociale. Galaxy S24 Ultra vjen me 5 kamera të fuqishme. Kamera e këndit të gjerë deri në 200 MP, kamera e zmadhimit deri në 10x, 50 MP dhe 3 kamera të tjera, ndër to dhe e Selfiet, më një kualitet epik që fotot tuaja të jenë të jashtëzakonshme. Ndërkohë dy pajisjet e tjera S24 vijnë me karakteristika po aq epike si: kamera 50 MP, sistemi Dual Tele Zoom, Nightography (selfie, video), Super HDR (foto, video, galeria), Modifikim gjenerues dhe Sugjerim modifikimi.  Këto të fundit janë pikërisht karakteristikat e mundësuara nga AI mobile.

Pasi të shkrepni fotografi të shkëlqyera, mjetet inovative të redaktimit të Galaxy AI mundësojnë kryerjen e modifikimeve të thjeshta si fshirjen, apo rikompozimin e fotove. Për optimizime më të lehta dhe më efikase, Edit Suggestion përdor Galaxy AI për të sugjeruar ndryshime të përkryera të përshtatshme për secilën fotografi. Për t'u dhënë përdoruesve edhe më shumë kontroll dhe liri krijuese, Generative Edit mund të plotësojë pjesë të një sfondi imazhi me AI krijues. Kur një fotografi është e shtrembër, AI do të plotësojë kufijtë. Kur duhet të lëvizim pak për të kapur objektin në pozicionin e përsosur, AI i lejon përdoruesit të rregullojë pozicionin e subjektit dhe të krijojë një sfond të përzier në mënyrë perfekte në vendin origjinal të tij.

E duke qenë se jemi tek Inteligjenca Artificiale, Note Assist, Transcript Assist, Circle to Search, e pranishme tek të treja pajisjet e gjeneratës së re janë aplikacionet apo karakteristikat e tjera të mbështetura në AI Mobile, për t'i ardhur në ndihmë çdo përdoruesi.

Galaxy S24 ofron një përvojë të jashtëzakonshme falë përmirësimeve në çipin e tij, ekranin apo më shumë. Çdo Galaxy S24 Ultra është i pajisur me platformën Snapdragon® 8 Gen 3 Mobile për Galaxy. Çfarë do të thotë kjo? Pamje më të gjalla dhe ekrane të shndritshme, qëndrueshmëri e jo vetëm. Galaxy S24 arrin ndriçimin maksimal prej 2600 nit dhe ofron shikueshmëri të përmirësuar në natyrë me Vision Booster. Në të gjithë serinë Galaxy S24, përmirësimet e dizajnit me korniza më të holla dhe të barabarta e bëjnë më të lehtë gjithëpërfshirjen në çdo përvojë shikimi dhe mundësojnë madhësi më të mëdha të ekranit në ekranet 6,7 inç të Galaxy S24+ dhe 6,2 inç të Galaxy S24 brenda specifikimeve të së njëjtës madhësi. Galaxy S24 Ultra ka një ekran më të sheshtë 6,8 inç, të optimizuar jo vetëm për shikim, por edhe për produktivitet.

E përsa i përket dizajnit, është thjesht i papërshkrueshëm. Galaxy S24 Ultra është telefoni i parë Galaxy që ka një kornizë titani, duke rritur qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e pajisjes. Trupi dukshëm më i hollë i Galaxy S24 Ultra mundëson përvojë më të mirë në lëvizje dhe kapje më të rehatshme. Në Galaxy S24+ dhe Galaxy S24, një dizajn i thjeshtë unik plotëson një standard më estetik me lidhje pa probleme midis kapakut të pasmë të pajisjes dhe kornizës anësore. Seria Galaxy S24 vjen me tone ngjyrash të frymëzuara nga mineralet e Tokës. Në Galaxy S24 Ultra, ngjyrat përfshijnë: gri titani, e zezë titani, vjollcë titani dhe e verdhë titani. Ngjyrat në Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 përfshijnë: e zezë oniksi, gri mermeri, vjollcë kobalti dhe e verdhë qelibari.

Për më tepër, smartphone-t e serisë Galaxy S24 janë gjithashtu të disponueshëm për porosi paraprake, ku me blerjen e njërës prej pajisjeve ju merrni një model me hapësirë të dyfishtë memorie për çmimin e variantit bazë, i cili mund të arrijë kursime të konsiderueshme dhe një bonus shtesë. Periudha e porosive paraprake është e disponueshme nga data 17 deri në 30 janar ose deri në mbarimin e stokut. Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni link-un.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë