Njihuni me 4 shenjat e horoskopit që nuk e pranojnë kurrë që janë gabim

Njihuni me 4 shenjat e horoskopit që nuk e pranojnë kurrë që janë gabim

Foto Ilustruese

Pranimi i gabimeve të vetes tënde është një gjë që vetëm njerëzit e guximshëm mund ta ndërmarrin. Megjithatë në astrologji këto katër shenja të horoskopit nuk e pranojnë kurrë që janë gabim.

Demi
Do të jetë shumë e rrallë të dëgjosh një Dem të thotë “ke të drejtë, gabova”. Ata i qëndrojnë deri në fund mendimeve të tyre, edhe nëse sapo i ke prezantuar fakte se janë gabim.

Luani
Luanët janë kokëfortë, gjë e cila i bën të jenë pasionantë dhe shumë të dedikuar në lidhjet që krijojnë. Kjo s’do të thotë që do të shohësh një Luan teksa pranon gabimin e vet. Edhe mos guxo t’ua kritikosh gabimet, Luanët do ta marrin si sulm personal dhe do të vendosen menjëherë në mbrojtje.

Akrepi
Akrepët janë shenja më rebele, më misterioze dhe më kokëfortë. Kjo shenjë Uji është një pus i vërtetë dhe është e vështirë për ta të thonë se ç’ndjejnë brenda tyre. Nëse do me patjetër që ata ta pranojnë se janë gabim, jepu kohën që u duhet dhe përpiqu të ruash qetësinë, për të mirën e vetes tënde.

Ujori
Niveli i tyre i inteligjencës i bën Ujorët shumë krenarë dhe kjo e vështirëson pranimin se edhe ata mund të kenë momentet  e tyre të dobësisë. Një Ujor jo vetëm që këmbëngul gjithmonë në të tijën, por përfundon duke të të bindur edhe ty të mendosh sipas tyre.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë