Njihuni me 5 bandat mafioze më
të rrezikshme në botë/ Foto

Njihuni me 5 bandat mafioze më<br />të rrezikshme në botë/ Foto<br>
Në botë ka shumë banda mafioze, për fat të keq, të cilat operojnë në mbarë botën. Disa bëjnë biznes duke shitur substanca narkotike, e disa të tjera duke trafikuar qenie njerëzore. Kjo është lista që tregon se cilat janë bandat më të rrezikshme në botë:

1. MS-13

MS-13

La Mara Salvatrucha, e njohur si MS-13 është bandë e rrugës e formuar në vitin 1980. Kjo bandë është zgjeruar nga Los Angeles, Meksikë, Kanadë, e deri në Washington D.C. Pjestarët e kësaj bande mund të identifikohen shumë lehtë, për shkak se i duan tatuazhet shumë dhe kanë shumë në trupin e tyre, madje ajo çka i bën më “të veçantë” është se në çdo tatuazhë të tyre shihet numri 13.

2.Primeiro Comando da Capital

Primeiro Comando da Capital

Kjo bandë e rrugës është nga Sao Paolo i Brazilit dhe cilëtsohet si më e madhja në vend për shkak se në të janë rreth 13,000 anëtarë. Influenca e tyre më e madhe shihet brenda burgjeve të Brazilit, të cilat ata “i kontrollojnë”. Kjo bandë u formua në vitin 1990.

3. Yakuza

Yakuza
“Yakuza”është bandë e cila vjen nga Japonia. Janë banda më e madhe dhe më e organizuara në tërë botën. Përafërsisht thuhet se janë rreth 100,000 pjestarë të tyre! Aktivitetet kriminale të tyre janë prostitucioni, krimet financiare dhe bixhozi. Fjala “Yakuza” do të thotë “i pavlerë” gjë që reflekton se si ata e shohin vetën në këtë botë.

4. Los Zetas

Los Zetas
A keni dëgjuar për kartelet e drogës më të famshmet në botë? Si ato që shfaqen në serialin “Breaking Bad”? Pra, Los Zetas janë njëra ndër bandat më të mëdha dhe më të kqija nga Meksika. Gjithashtu njihen si banda me aftësitë më të mira të teknologjisë. Ky kartel është formuar nga ish pjestarë të forcave speciale të vendit!

5. La Cosa Nostra
cosa nostra

Mafia italiane, njihet ndryshe me emrat “The mob”, “The family”, “La Cosa Nostra”por asnjëra nga to nuk është emër zyrtarë. Kjo bandë operon në SHBA dhe në sicili të Italisë, kryesisht. Është njohur për korrupsion politik, trafikim të armëve, vrasje me pagesë, trafikim të drogës./Faktoman

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online