VLORE - I ngjan krejtësisht, jo vetëm në portret, por edhe në dhunti. E cilësojnë Ajnshtanin e Shqipërisë, dhe jo më kot. Nuk është fizikan dhe matematicien si Albert Einstein i famshëm gjerman, por në Vlorë, të gjithë e cilësojnë mjeshtrin e hekurit.
Agim Hyseni, 71 vjeç, ja ka dedikuar të gjithë jetën e tij shpikjeve artizanale prej hekuri. Plot 55 vite brenda katër mureve të punishtes së tij, që duket se nuk ka ndërmend ta braktisë deri në fund të jetës.
Por, nuk dëshiron të mbyllë sytë përgjithmonë, nëse më parë nuk realizon, atë që e quan ëndrrën e jetës: Ndërtimin e anijes Titanik.
"Kam 55-56 vjet punë në këtë vend pune. Çfarë është hekur unë e bëj. Unë sa të kalojnë ca ditë pasi kam ca gjëra për montim do të bëj Titanikun 2 metër e gjysmë të gjatë me gjithë helika", thotë ai.
Krijimet e tij janë të rralla dhe të veçanta. Megjithatë, fitimet që merr prej tyre, nuk janë të mëdha. Shpresën për të jetuar ja jep vetëm pasioni, dhe jo vlera monetare.
"Po nuk pate pasion nuk e bën atë gjë që mendon. Pasioni është gjëja më e madhe. Unë kam më shumë pasion sesa interesin financiar. Këtë ja kam vënë edhe djalit në gjak. Punën e bëj me cilësi, tek puna nuk neglizhoj. Unë përfitoj vetëm pasionin lënien e emrit në qytetin tim të lindjes. Këtu kanë blerë edhe turistë nga Zvicra edhe nga Anglia. Ju pëlqenin se janë gjëra të veçanta dhe funksionale. I marrin edhe për nipër e mbesa pasi ju vendos edhe emrin unë tek punimi", tregon Agimi.
Në gjurmët e profesionit të tij ka ecur edhe djali. Të dy, babë e bir, me pasionin e vaçantë për punimet artizanale, kanë krijuar që nga ushtarët Spartanë deri tek mbajtëset e verës, violinat, ndriçues, objekte dekorative dhe jo vetëm.
Albert Einstein
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2175
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret ‘kaotike’ në PD, dorëhiqet edhe kryetari i degës së Vlorës! Hoxha: Nuk ishte vendim i lehtë, por u bë për të ndjekur mundësi të re!
29 Janar, 14:25
-
Vlorë/ Reshjet rikthejnë frikën e përmbytjeve të 4 Tetorit, 10 minuta shi kthejnë qytetin në 'Venecia'! Nën ujë ‘Albana & Romina’ dhe zona e Skelës (VIDEO)
29 Janar, 10:42
-
Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro në portin e Vlorës, nën hetim 56-vjeçari
28 Janar, 13:25
-
Vlorë/ E moshuara rrezikoi mbytjen në det, e shpëton çifti i turistëve ukrainas! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë (VIDEO)
28 Janar, 12:12
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit për 2 ditë
27 Janar, 18:20
-
Vlora strehoi qindra hebrenj, Spahiu: Një pjesë e historisë së qytetit lidhet me këtë komunitet! Së shpejti do ndërtohet muzeu
27 Janar, 15:57
-
Vlorë/ Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në lokale, 2 të arrestuar! Sekuestrohen 100 doza dhe shuma lekësh (VIDEO)
27 Janar, 12:39
-
Favorizoi vjehrrin, ILD i kërkon KLP-së 2 masa disiplinore për Kledian Llahon: Largim nga detyra si kreu i Prokurorisë së Sarandës dhe ulje page!
27 Janar, 11:48
-
Vlorë/ Atentati në Orikum, shpallen në kërkim 2 kushërinjtë e dyshuar për plagosjen e Sildi Velajt! Njëri qëlloi dhe tjetri ndihmoi (EMRAT)
27 Janar, 10:12
-
Vlorë/ Plagosje me armë zjarri pas një konflikti të çastit në Orikum! I riu në gjendje të rëndë te Trauma, autori në kërkim (EMRAT+VIDEO)
26 Janar, 19:28