Njihuni me adoleshentët që shesin ëmbëlsira për të ndihmuar fëmijët në nevojë! Dea dhe grupi i saj me stendë te parkingu i i sheshit Skëndërbej në Tiranë

Dea Dervishin, 17 vjeçaren nga Tirana, e gjetëm në parkingun e Sheshit Skënderbej, duke shitur ëmbëlsira të ndryshme sëbashku me miqtë e saj.

Paratë e mbledhura, do ti dërgojnë në prag të festave të fundvitit, në një qendër komunitare në rrethin e Matit.

“Na erdhi ideja që të bëjmë dhe në aktivitet mbledhjesh fondesh nëpërmjet shitjes së ëmbëlsirave. Ne kemi synuar grupe më pak të privilegjuara, fëmijët. Vjet i shpërndamë në Kuçovë, dhe këtë vit synojmë që këto dhurata ti dërgojmë në qendrën komunitare të rrethit të matit. Kemi dy javë të tëra që po shpërndajmë thirrjen si grup”, tha vullnetarja Dea Dervishi.

Por kjo nuk është hera e parë që ajo merret me vullnetarizëm. Krahas shkollës, prej 3 vitesh Dea është e angazhuar në nisma të ndryshme sociale.

“Unë quhem Dea Dervishi. Jam 17 vjeç. Merrem me vullnetarizëm, prej 3 vitesh. Këtë vij jam dhe presidente e këtij grupi rinor. Ne jemi një grup i përbërë nga adoleshentë nga 14 deri në 18 vjeç nga shkolla të ndryshme të Tiranës. Më parë fokusi jonë kryesor ishte aktivizimi për çështjet mjedisore, por tani nder veprojmë për aktivizëm në të gjitha fushat e jetës. Një ndër projektet tona janë edhe “holiday in the box” që zhvillohet në prag të fundvitit. Ne mbledhim kuti dhe i mbushim me objekte të ndryshme dhe i dorzojmë tek grupet përkatëse”, u shpreh 17 vjeçarja.

Përveç stendës së grupit të Deas, makinat në parkingun e sheshit Skënderbe, i lanë vendin edhe 109 stendave të tjera dhe aktiviteteve të ndryshme, si një formë rivitalizimi dhe angazhimi për të rinjtë dha ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.

“Sot qëllimi ishte që të bënim një ditë komplet për të rinjtë. Menduam pse jo tek parkingu, pse jo në një zonë që ka nevojë për tu rivitalizuar. Kemi 110 stenda të ndryshme që kanë për qëllim që ti ingranojnë të rinjtë. Kemi dhe federata e sportit. Kemi dhe komponentin e artit dhe kulturës. Ka trajnime të ndryshme. Kemi mundësuar edhe disa panel. Kishim  një teatër që u bë për parandalimin e dhunës ndaj grave. Kemi bërë dhe një panel për vullnetarin e vitit. Ne presim dhe në vijim të kemi programe. Do vijojmë me programin e kodimit. Po e pilotojmë në tre qytete, por së shpejti do vijoje dhe në plan kombëtar”, tha Bora Muzhaqi.

B.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/12/2023 00:45

    O.K per ato aktivitetet e tjera te zhvilloheshin ne parking,sa per shitjet per bamiresi,do te kishin terhequr me shume bleres,po te ishin siper ne shesh.

    Përgjigju
  • Gjin: 10/12/2023 15:42

    Bravo u qoftë. Ajo që na mungon si shoqëri është "të kujdesurit" ndaj njerëzve në nevojë. E fakt fillon që nga shtëpia gjëja. Nuk kultivohet në prindërim, iu mësohet fëmijve " të marrin" ndaj shikojmë mënxyrat që ndodhin.

    Përgjigju
    • Sudja: 10/12/2023 20:02

      Edhe unë ndihmova njerëzit në nevojë.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve